Edhe dy të plagosur të tjerë bashkë me pronarin, Hektor Zenunaj dhe Seida Spahija, janë sjellë për në Tiranë, ndërsa të plagosurit e tjerë janë në spitalin e Shkodrës siç edhe e shikoni në videon e mëposhtme.
Ndërsa në Velipojë duket se situata është nën kontroll pasi zjarrfikësit kanë mundur ti shuajnë flakët dhe situata është më e qetë. Njerëzit janë qetësuar, ndërsa ka pasur panik mes pushuesve.























