JOQ ka publikuar pamjet e para nga ngjarja, ku vajza e re Elona Çurku duket e shtrirë në tokë, qytetarë dhe më pas shërbimi mjekësor i ambulancës që i vijnë në ndihmë deri sa e marrin me barelë për ta dërguar në spital.
Në vendin e ngjarjes shihen njolla gjaku dhe njerëz të shumtë, ndërsa vajza e plagosur, duket që është e vetëdijshme dhe qytetarët i mbajnë lart këmbët.
Në video shfaqet edhe kalimtari i rasti i plagosur Enrik Prenushi që ecën me këmbët e tij.
“BalkanWeb” shkruan se djali i plagosur Doni Lisi është në gjendje të rëndë, pasi i ka marrë plumbat në pjesën e sipërme të trupit.
// <![CDATA[
{“videoid”: “1115412”, “sid”:”4″}
// ]]>






















