Më pas, Koçi futet brenda karburantit ku merr edhe shumën prej 60 mijë lekëve të reja dhe me qetësi largohet me motorin e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës në lagjen Qafë-Gjashtë të Sarandës. Punonjësi i karburantit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë më vonë gjatë transportimit për në spital.
Policia e Sarandës identifikoi si autor të kësaj ngjarje të rëndë 27 – vjeçarin Arqilea Koçi, i dyshuar si përdorues i lëndëve narkotike. Ai u arrestua pak orë pas ngjarjes në një hotel të qytetit./Tv Klan/
https://dailymotion.com/video/x50xeq3






















