“Sot Shqipëria po drejtohet nga një qeveri që ka krijuar urrejtjen e të gjithë popullit, ndërsa me deputet dhe minisra bandit dhe ordiner nuk mund ti ulin kokën opozitës”.
Deklarata është bërë nga Kurbini prej nënkryetarit të Partisë Demokratike EdiPaloka, i cili mori pjesë në ceremoninë e 24-vjetorit të themelimit të PD-së në këtë rreth.
Paloka ftoi shqiptarët që t’i bashkohen protestave të opozitës.
“Në një vit e gjysmë ja arriti që të fitojë urrejtjen e popullit të tij. Nëse nuk e ndalim ne, nëse ne nuk i dalim përballë dhe t’i tregojmë vendin ai do të vazhdojë ta çojë këtë vend në humnerë. Shumë shpejt do t’i tregojmë vendin Edi Ramës, Ilir Metës dhe të gjithë aytre që e pasojnë”, u shpreh Paloka.
Në 24-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Kurbin kanë qenë të pranishëm edhe themelues e ish drejtues të kësaj force politike ndër vite















