Grenell përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas lajmit se SHBA është dakord për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi dhe se e mbështet atë për këtë plan, duke deklaruar se fakt ky është një lajm i rremë nga portali europian ‘euobserve’, që citon Palmerin.

Richard Allen Grenell19 Shkurt, 2020 12:23
SHBA – Richard Allen Grenell, Ambasadori aktual i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, njëkohësisht edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar tone të ashpra pas lajmit të një dite më parë nga portali europian ‘euobserve’ se SHBA mbështet hapur idenë e shkëmbimit të territoreve serbe dhe atyre kosovare.
Grenell ka thënë se kjo deklaratë e Matthew Palmer në mbështetje të idesë së shkëmbimit të territoreve është “një gënjeshtër”, një “lajm i rremë”. Ambasadori amerikan ka thënë gjithashtu se zyrtarët amerikanë as nuk kanë shkruar për të pyetur në Kosovë dhe Serbi nëse janë vërtet dakord për këtë marrëveshje dy palët.
Grenell shton se ai është i shqetësuar për zhvillimin ekonomik në të dyja vendet dhe jo për zhvillimin politik sikurse thuhet edhe në lajmin e publikuar në “euobserve”.
“Lajme të rreme. Dhe ju kurrë nuk e keni thirrur apo shkruar për të pyetur. Unë jam për atë, që palët të bien dakord. Unë jam i përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe jo në politikë.”- ka shkruar Grenell në Twitter duke ju referuar deklaratës së ‘euobserve’, gazeta europiane me qendër në Bruksel.

Siç vihet re portali ‘euobserve’ në artikullin për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi i është referuar një prej deklaratave të të dërguarit të posaçëm të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i cili për pyetjen e shkëmbimit të territoreve, deklaroi se ky plan varet nga Serbia dhe Kosova të vendosin parametrat e dialogut.
“Ajo që ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve, duke vendosur çështjet e shqetësimit në tryezën e bisedimeve dhe gjetjen e një shtegu drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, në mënyrë ideale me njohje të ndërsjellë si qendër në qendër. Ne do të dëshironim të shohim njohjen e ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës si rezultat i procesit.”- ka thënë Palmer më 17 shkurt.
Ndër të tjera në intervistë ai shtoi se qëndrimi i SHBA-së nuk është në kundërshtim me atë të Gjermanisë



















