Pallaska tha se detyra e tij ishte shumë e rëndësishme dhe shumë e vështirë pasi Kosova ballafaqohej me gjëra të rënda pas luftës.
“Ishte prokuror federal, ai ballafaqohej me ndjekjen penale të krimeve të cilat ishin shfaqur paslufte”, tha ai.
Pallaska tha se Beau ishte edhe themelues për sistemin gjyqësor të Kosovës. Sipas tij ai ishte nismëtar edhe për shumë projekte që Kosova atë kohë kishte shumë nevojë.
“Transformimi i drejtësisë, ishte prioritet i tij kryesorë në Kosovë”, u shpreh Pallaska në RTK.
Ndërsa sa i përket mesazheve që përçoi Biden gjatë vizitës së tij në Kosovë ai tha se, luftimi i krimit dhe korrupsionit ishin mesazhet kryesore zëvendëspresidentit amerikan.
Ai poashtu tha se mesazh i fuqishëm ishte edhe një pjesë e fjalimit të tij që e theksoi sundimin e ligjit, “askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe nën ligjit”.
Qasja e Bidenit për demarkacionin ishte se nuk duhet të ketë trazira, por një shtet serioz të merr vendime konkrete.
Pallaska ndërtjera tha se duhet të keni shumë kujdes më SHBA-të pas nuk duhet ta thërrasim të na zgjedh punët e brendshme sepse këto janë gjëra absurde.
“Punët e brendshme nuk duhet të presim të na rregulloj as Evropa as SHBA-të, por duhet t’i zgjedhim vet”, theksoi ai.






















