Pallaska ka shtuar se tek pas këtij veprimi demarkacioni mund të rinegociohet me Malin e Zi, apo mund të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se dështimi i kësaj marrëveshjeje në Kuvend nuk nënkupton amnisti politike për ata që e kanë bërë atë.
Pallaska ka theksuar se Qeveria dhe opozita po ballafaqohen me një krizë serioze në rrafshin kryesor të veprimtarisë politike, të ofrimit të zgjidhjeve për problemet reale në vend.






















