Dastid Pallaska ka thënë sedeklarata e Aleksandër Jabllanoviçit është raciste dhe se për këtë deklaratë ministrit serb i duhej tërhequr vëmendja.
Sipas tij, Thaçi dhe Mustafa duhet ta dënonin deklaratën e Jabllanoviçit.
“Fati i kësaj Qeverie për mua është totalisht i parëndësishëm. Shkasi i parë që është deklarata unë mendoj raciste e z.Jabllanovic që është me të vërtetë një çështje e cila është zmadhuar për nga rëndësia për arsye se është një deklaratë në kuptimin që nuk është reaguar menjëherë që të shkarkohet”, tha Pallaska në emisionin ‘Debat’ në RTK.
Ndërsa edhe Baton Haxhiu i ka dënuar deklaratat e Jabllanoviçit.
















