Pallaska ka theksuar se “Kosova ishte faktor kyç – për të mos thënë përcaktues – në proceset kryesore historike të kombit shqiptar që nga Lidhja e Prizrenit dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e deri te përkrahja për liri e barazi e shqiptarëve në Maqedoni dhe Luginë të Preshevës”.
“Kjo është arsyeja pse shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë të legjitimohen për patriotizëm nga disa “analistë” të Tiranës që kauzën kombëtare e përjetojnë si sport sezonal”, ka shkruar Pallaska në rrjetin social.
Dashuria për Kosovën ishte dhe mbetet forca kryesore shtytëse e zhvillimit kombëtar të shqiptarëve, ka thënë Pallaska.






















