“Të jesh i lirë e të edukohesh, janë dy nga të drejtat thelbësore për çdo kënd, që neve na u mohuan, për shumë e shumë vite, nga Serbia.
Rezistenca paqësore, demonstratat studentore, lufta e UÇK-së, ndihma e miqve të përhershëm, SHBA’s dhe aleanca me NATO’n ishin kombinimi me i fortë e më i pathyeshëm që ndërtuan rrugën për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur”, thotë Lekaj.
Sipas tij, studentët do të duhej të protestonin në çdo përvjetorë të 1-Tetorit, në shenjë përkujtimi por edhe paralajmërimi që, kategoria me e rëndësishme e shoqërisë, nuk duhet anashkaluar në proceset e zhvillimit të gjithmbarshëm të Kosovës.
“Nderim kësaj datë! Lavdi të gjithë të rënëve për shtet e universitet”. shprehet ai.






















