Duke komentuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, Ahmeti ka deklaruar se zgjedhjet nuk janë zgjidhje, por sipas tij, partitë duhet të reflektojnë për interesin shtetëror.
Ai ka paralajmëruar se procesi i riformatimit të Qeverisë do të ndodhë gjatë këtyre ditëve, megjithatë është skeptik se me ndërrimin e disa ministrave do të mund të ketë rezultate në mirëqenien e qytetarëve.






















