• Latest
  • Trending
  • All

 PADREJTËSITË E VETVETES, SHKAKTAR I VARFËRISË KOMBËTARE

13/05/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

 PADREJTËSITË E VETVETES, SHKAKTAR I VARFËRISË KOMBËTARE

13/05/2015
in Kulture

Intervistë me Ilir Hajdarin, publicist dhe shkrimtar nga Gjakova

Ka kohë që emri i Ilir Hajdarit ka zënë vend të rëndësishëm në mesin e krijuesve serioz, e sidomos pas botimit të veprës së tij të parë: “Elegji për lotin”, vepër kjo e cila u prit jashtëzakonisht mirë nga kritika letrare, duke e cilësuar atë “Ngrehinë të qëndrueshme në vazhdimin e veprimtarisë poetike”. Por, ai vlerësohet edhe për shkrimet e tij publicistike, ku vërehet guximi për të pasqyruar të vërtetën dhe sulmi ndaj atyre që konsideroheshin të paprekshëm deri më atëherë.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

 

Intervistoi: Valmir Tertini

Ilir Hajdari u lind në vitin 1977. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Gjakovë. Për shkak të luftës, u detyrua t’i ndërpres studimet për Letërsi dhe Gjuhë në Universitetin e Prishtinës për t’i vazhduar pas luftës në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë. Me shkrime meret që nga bankat e shkollës fillore, kurse punimet e para i ka botuar më 1995. Është laureat i disa çmimeve në poezi dhe shpërblime të tjera në gazetari dhe teatër. Që nga viti 2009 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Me z. Hajdari biseduam për karrierën e tij letrare e publicistike, për vështirësitë me të cilat është përballur ai në kohën sa ishte në detyrën e gazetarit dhe për njerëzit me të cilët është takuar në kohë të ndryshme. Ndonëse ky muaj i kujton atij dëbimin e dhunshëm të prillit ’99, ai s’mundi ta kalonte as këtë moment pa e përmendur…

 “The Albanian”: Ç’ju kujton ky muaj?

 Hajdari: Tmerr…  Më kujton familjet Vejsa, Haxhiu, Dervishdana… Ilir Hoxhën, Yllka Domin… Më 2 prill të vitit 1999 bashkë me shumë qytetarë të Gjakovës u nisëm këmbë për në Shqipëri, me shpresën se do të arrinim gjallë deri në kufi të Qafë Prushit. Nga mëngjesi i hershëm e deri në orët e mbrëmjes kaluari i njerëzve që s’kishte fillim as mbarim, arriti deri në Shqipëri. Unë atë ditë hëngra një shqelm bythëve dhe një shpullë të fuqishme nga një milic i Serbisë në qendër të qytetit të Gjakovës. Shumë herë i kam thënë vetës: “Po ç’ndreqin m’u desh që s’e kapa pushkën, po kalemin?”

 

unnamedTë gjitha “fajet” e Ernest Lumës

“The Albanian”: T’i kthehemi kalemit. Pse u morët me gazetari?

Hajdari: M’u imponua. Në vitin 1997 ia dhashë idenë kryetarit të ORSH-së, që ta inicionte themelimin e revistës për të rinj. Ndërsa, ai pranoi, por me një kusht që unë të isha kryeredaktor i saj. Ashtu u bë. Pas shumë përgatitjesh dhe mundimesh, më në fund numri i parë i revistës me emrin “Bota jonë” doli në dhjetor. Tirazhi prej 1000 kopjesh nuk i përmbushi kërkesat e lexuesve, të cilët shiheshin ngado me revistën në duar. Ndërsa, sot kujtoj se ajo revistë ishte bashkimi i të rinjve rreth një vatre, e cila deri më atëherë ishte e ç’orientuar dhe pa adresë, ishte më tepër se një lajm, ishte vetë pararendësja e lirisë që po vinte. Revista doli edhe tre herë të tjera, deri më 1998, kur nga gjiu i redaksisë iku për në luftë gjimnazisti Ilir Hoxha, tani dëshmor i kombit, për të cilin krenohemi të gjithë ish anëtarët e redaksisë.

The Albanian”: Donë të thotë se revista “Bota jonë” ishte hapi i parë që iu dha mundësinë për të bërë karrierë?

Hajdari: Nuk është tamam ashtu. Mund të them se i vendosi përfundimisht shtyllat s’e kah duhet të shkoja. Kisha patur edhe disa suksese më herët. Por, tek kjo revistë ndodhën shumë gjëra të mundimshme, për të cilat isha i bindur se do të linin gjurmë. Kjo revistë, gjithashtu ka regjistruar edhe një sukses – intevistën time të parë me Ernest Lumën, zëdhënësin e AAK-së, i cili në atë kohë ishte Nënkryetar i dytë i UPS të UP-së dhe redaktor i revistës së studentëve “Bota e re” dhe më pas, kjo revistë na dërgoi në një takim zyrtar me kryesinë e Unionit të atëhershëm të studentëve të UPS-së me në krye Bujar Dugollin, të cilët ishin bërë faktor i rëndësishëm politik në vend. Këto takime janë të publikuara në shtypin tonë, ku ORSH, në krye të të cilit ishte Emanuel Bajra, një gjimnazist i pathyeshëm në qëndrimet e tij, i deklaroi përkrahje kryetarit Dugolli për lëvizje të përbashkët drejt aspiratave kombëtare. Ernest Luma u bë frymëzim për rrugën që do të ndiqja në gazetari. Ai i ka të gjitha “fajet”.

Çmimi i parë në poezi, u bë shkak i takimit të parë me poetin Din Mehmeti

“The Albanian”: Ju jeni fitues i disa çmimeve në poezi. Ç’ka kujtoni nga këto momente?

Hajdari: Ishte viti 1996. Në këtë vit isha nxënës i vitit të tretë në shkollën e mesme të mjekësisë. Forumi Rinor i LDK-së organizoi orën letrare “Vullneti ‘96”, ku nga krijimet e lexuara do të zgjidhej poezia më e mirë për t’u përfaqësuar në nivelet më të larta kombëtare. Salla ku mbaheshin takimet e LDK-së ishte e stërmbushur me nxënës, studentë, profesorë, gazetarë e shkrimtarë. Kryetar i jurisë ishte poeti Din Mehmeti për të cilin kisha mësuar gjatë orëve të letërsisë pak ditë më parë, por që asnjëherë nuk e kisha takuar fizikisht. Natyrisht kishte emocion kur më erdhi radha ta lexoj poezinë time. Pas meje lexuan edhe të tjerë dhe në fund juria u tërhoq për të bërë vlerësimin. Unë s’prisja ndonjë çmim nga ky takim. Ndodhi e kundërta. Gjatë kohës që Din Mehmeti me një fjalë rasti po përshëndeste këtë takim, të gjithë anëtarët e jurisë më shikonin herë pas here, deri në momentin kur Din Mehmeti përmendi emrin tim dhe titullin e poezisë me të cilën isha paraqitur. U shtanga, deri sa njëri prej anëtarëve të jurisë më tha që të shkoja të merrja shpërblimin. Aty ia kam shtrënguar për të parën herë dorën poetit Din Mehmeti. Ishte e mahnitshme. S’mund të besoja s’e isha vlerësuar me çmimin e parë. Pas kësaj, lajmi u përhap shpejt në qytet. Profesori i gjuhës shqipe, Halil Haxhosaj, të nesërmen e hapi orën e mësimit duke i dhënë hapësirë kësaj ngjarje, që sipas tij kjo e nderonte edhe shkollën ku unë mësoja. Të njëjtin veprim e bëri edhe profesori i sociologjisë dhe filozofisë, Gjergj Sokoli, tani martir i kombit. Dhe, që nga kjo kohë, unë krijova një besim dhe komoditet në të shkruarit e vargut dhe në këtë drejtim pata edhe suksese e vlerësime të tjera. Natyrisht isha bërë me “gisht”.

unnamed (1) “The Albanian”: Po ky “gisht” sikurse thoni ju, a ju drejtua edhe më pas gjatë karrierës?

Hajdari: Po. Në maj të vitit 1999, në Tiranë kam patur një bashkëpunim të shkurtër me gazetën “Zëri i Kosovës” dhe kam dhënë një intervistë në TV “Klan” dhe në radion “Iliria” për ngjarjet e luftës në Kosovë. Kjo kohë më kujton edhe një moment shumë të rëndësishëm gjatë kohës kur po bëja një xhiro në rrugën që të çon kah bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kur në një dyqan ku shiteshin videokasetat, në një qoshe të saj ku ishte vendosur televizori shoh një film që po transmetohej nga RTSH. Ishte filmi “Kur fantazmat ladrojnë”, një film që ishte xhiruar në Gjakovë në vitin 1996, në të cilin luaja edhe unë, përkrah shumë aktorëve të njohur si: Hadi Shehu, Jahja Shehu, Hysen Binaku, Bislim Muçaj, Ramazan Bërkani, Muradije Muriqi e të tjerë aktorë, të cilët sot po vazhdojnë të injorohen nga institucionet e Republikës së Kosovës. Çmime e mirënjohje kam marrur edhe më vonë. Kujtoj me respekt mirënjohjen e Ramush Haradinajt dhe atë të Pal Lekajt për gazetari.

Hysen Binaku më afroi me “Epokën para gjyqit”

 “The Albanian”: Meqë e përmendet filmin, ju keni luajtur edhe në teatër. Çka veçoni te ky zhanër?

Hajdari: Roli i Glen Denisonit tek drama “Pjata e drunjtë” me regji të Qemajl Junikut, më ka hapur rrugën për t’u marr me teatër. Ishte kjo shfaqje që organizohej në kuadër të revistës teatrore për të rinjtë nga Teatri amator “Emin Duraku” në Gjakovë, më 1996, një shfaqje e cila u shpërblye me çmimin e parë nga juria për regjinë më të mirë, ndërsa unë jam vlerësuar si një aktor që premton për të ardhmen. Më pas kam luajtur tek shfaqja “Qerbelaja” e Naim Frashërit, ndërsa gjurmë ka lanë roli i Qatipit që më është dhënë nga regjisori Ekrem Kryeziu tek drama “Epoka para gjyqit”. Ishte një nderim që po më bëhej, sepse po luaja përkrah trupës së Teatrit Profesionist të Gjakovës. Dhe për këtë duhet falemnderuar Hysen Binakun për ftesën që më bëri. Në këtë kohë, krahas provave shfrytëzova rastin të bëjë edhe një intervistë me Ekrem Kryeziun për gazetën “Fokus”, ku unë punoja atëherë, një intervistë që s’do ta harroj kurrë. Pak kohë më vonë, me ftesë të Hysen Binakut kam bërë edhe disa regji në Teatrin Amator “Emin Duraku”.

 

 

Ekrem Kryeziun e lash të më priste për 15 minuta

 

“The Albanian”: Thatë se intervistën me Ekrem Kryeziun nuk do ta harroni kurrë. Për çfarë arsye?

Hajdari: Kam bërë disa intervista me njerëz të rëndësishëm. Ekrem Kryeziu ishte njëri prej tyre. Emri i tij të kujton burgosje, përndjekje, sakrificë dhe kulturë kombëtare. Ndonëse isha i ri dhe përpara një kolosi të tillë, gjaku i të cilit vinte nga dera e Abdullah Pash Drenit, ndjehesha i emocionuar. Pyetjet ia kisha përgatitur me kujdes të madh dhe ia pata dorëzuar gjatë kohës kur po fillonim provat dhe në përfundim prisja se do të ma refuzonte intervistën. Më tha, pyetjet më kanë provokuar tepër dhe intervistën mund ta bëjmë nesër. U gëzova. Të nesërmen u vonova për 15 minuta dhe kjo e kishte shqetësuar regjisorin. “Kush je ti që më len mua të të pres ty! Kjo nuk më ka ndodhur asnjëherë në jetën time!”, më tha Ekremi, pas një telefonate që më kishte bërë për të ma kujtuar se është gati të më pres në orën që e kishim lënë ditë më parë. I thash të më fal dhe ashtu të acaruar u ngjitëm në njërën prej zyrave të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” për të realizuar intervistën. Ai fliste dhe unë shkruaja në kompjuter. Natyrisht se djersët më shkonin çurg për gabimin që kisha bërë, duke e lënë Ekremin të më priste për 15 minuta. U ndjeva keq atë ditë. Megjithatë, intervista u botua si një material ekskluziv në gazetën “Fokus” dhe i kishte dhënë hapësirë edhe në faqen e parë, madje. Por, “skandalin” rreth pritjes që e bëra, nuk m’u shkoq nga mendja.

Kadrush Radogoshi e vulosi fatin e “Elegjisë për lotin”

“The Albanian”: Libri me poezi “Elegji për lotin” pati jehonë dhe disa ju krahasuan edhe me Migjenin.

 

Hajdari: Ishin disa krijime të mia të shkruara në kohë të ndryshme e të cilat kishin shpëtuar pa u djegur dhe kjo duke iu falënderuar mbesës sime, e cila gjatë luftës kishte ardhur dhe i kishte marr këto dorëshkrime, para se të më digjej shtëpia. Ndërsa, disa krijime të tjera janë shkruar gjatë dhe pas luftës. Janë vargje që pasqyrojnë realitetin me shpërthime metaforike, por që kanë një pesimizëm të thellë. Kjo është arsyeja se përse Mr. Muhamet Rogova, në një recension të tij, duke analizuar këtë vepër, më ka krahasuar me Migjenin. Por, padyshim vulën përfundimtare për qëndrueshmëri në letrat shqipe, ma ka dhënë Mr. Kadrush Radogoshi, i cili atë kohë ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, përkatësisht redaktor i librit tim të parë. Gjërat që bëhen për herën e parë nuk harrohen. Prandaj, nuk do të harrohet as Kadrush Radogoshi edhe pse tani jeton në Kanada. Takimet e shpeshta me të, ishin orë të këndshme ligjëratash. Ky libër nuk është një botim privat, sikurse jemi mësuar të shohim, por është një botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Servilët “patriotë” po më neveritin. Janë të shumtë

 “The Albanian”: Keni qenë ideator i dokumentarit “Letër e djegur”, i cili u emetua në RTK. Sa jeni i kënaqur?

Hajdari: Ai është dokumentar i realizuar me mjeshtëri nga Remzije Ferati-Isufi, që bënte fjalë për një luftëtar, i cili u nis për në luftë dhe nuk u kthye kurrë më, as në arkivol dhe që nga ajo kohë nuk është ditur gjë për të, madje as vendi i prehjes së eshtrave të tij. Aty, prezantohet edhe masakra e prillit e vitit 1941, ku serbët kishin vrarë me dhjetëra fshatarë të kësaj ane. Natyrisht ky dokumentar ua prishi gjumin disa “patriotëve”, të cilët u vunë në gjah për të zbehur këtë ngjarje, që për shumë kë ishte një iniciativë e rëndësishme për të prezantuar të vërtetat e heshtura historike. Dokumentari pati efektin e vet dhe fal tij, jemi në gjurmë të vendndodhjes së eshtrave të Hajdar Jupës nga Beci, i vrarë në kufirin me Malin e Zi në vitin 1944, në luftë me çetnikët serbo-malazez. Në këtë kohë ishin vrarë nga çetnikët edhe Din Mehmeti e Dërvish Myrta të Becit. Për realizimin e këtij dokumentari duhet falënderuar ndihmën që dhanë familjarët e Jupë Hajdarëve të Becit.

“The Albanian”: Çka jeni duke punuar tani?

Hajdari: Kam një libër të përfunduar që po pret dorën e donatorit dhe një tjetër që jam duke punuar e për të cilin ka shumë njerëz që po presin ta lexojnë. Megjithëse ka të atillë që s’kanë dëshirë që kjo vepër ta shoh dritën e botimit, sidomos servilët e pushtetit lokal, disa matrapaz, të padijshëm, “patriotë”, që janë vënë në shërbim të kryeparit për të rrënuar vlerat e heshtura kombëtare. Le që s’duan të të ndihmojnë, por janë krijuar si një rrjet merimange dhe në shërbim të prishjes së planeve për të vërtetat historike. Kjo më shkakton neveri. Uroj të çlirohemi nga padrejtësitë e vetvetes, sepse në këtë mënyrë mund ta çlirojmë varfërinë tonë kombëtare, përgjithësisht. Megjithatë, njeriu, vet e ndërton pavdekësinë e tij.

Redaktoi: Emanuel Bajra “The Albanian” Londër/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Previous Post

Kjo është tashmë piktura më e shtrenjtë e shitur

Next Post

Zaev publikon të tjera përgjime: Ja aferat mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Zaev publikon të tjera përgjime: Ja aferat mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.