• Latest
  • Trending
  • All

Paditet kryebashkiaku i Peshkopisë, lejoi 7 ndërtime pa leje

26/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Paditet kryebashkiaku i Peshkopisë, lejoi 7 ndërtime pa leje

26/02/2015
in Lajme, Vendi

Pas kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Bime, edhe kryetar i bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi do të vihet nën hetim për shpërdorim detyre. Kjo, pasi Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e kallëzoi në Prokurori për lejimin e ndërtimeve të paligjshme në të paktën 7 raste në territorin e kësaj bashkie. Po me akuzën e shpërdorimit të detyrës u dorëzua kallëzim edhe për kryeinspektorin aktual të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Peshkopi, Gafur Gazidede si dhe dy ishkryeinspektorët e këtij inspektoriati, Halil Zhuka dhe Dilaver Drizi.

“Janë të paktën shtatë raste, kur këta shtetas nuk kanë vepruar sipas parashikimeve ligjore në fuqi, për ndalimin e punimeve të kundërligjshme të kryera në territorin e bashkisë së Peshkopisë, duke shkaktuar me mospërmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore, dëmtimin e territorit”, thuhet në njoftimin e IKMT-së. Sipas kallëzimit që Inspektoriati në varësi të Ministrisë së Brendshmë ka dorëzuar në organin e akuzës, kryetari i Bashkisë Ilir Krosi, jo vetëm nuk ka marrë masa për të parandaluar ndërtimet pa leje, por as nuk ka kryer kontrolle në terren përmes Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në këtë Bashki.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Nga kryeinspektori dhe paraardhësit e tij të kallëzuar, nuk janë marrë masat përkatëse për parandalimin e këtyre punimeve të kundërligjshme, duke mos vazhduar procedurat ligjore dhe duke mosrespektuar afatet për zbatimin e vendimeve të marra. Ndërsa nga ana e kryetarit të bashkisë, si Autoriteti i vetëm i Planifikimit në këtë bashki, nuk është marrë asnjë masë konkrete ligjore për të parandaluar ndërtimet e kundërligjshme, për të kryer kontrollin e zhvillimit të territorit dhe për të kryer drejtimin e zhvillimit të territorit”, thuhet në njoftimin zyrtar të IKMT-së. Në përfundim, IKMT i kërkon institucioneve të drejtësisë që të marrin masa për pezullimin nga detyra të kryebashkiakut Krosi dhe Kryeinspektorin Gafur Gazidede, porsa kohë janë në hetim për “shpërdorim detyre”.

Pas akuzave për shpërdorim detyre, kreu i Bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi ka folur për mediat duke sqaruar se nuk ka asnjë dijeni për kallëzimin e bërë nga IKMT dhe se lajmin e ka marrë vesh nga mediat. Krosi tha se ai nuk e ka shkelur ligjin dhe është gati për çdo ballafaqim të mundshëm. Po ashtu kreu i bashkisë tha se edhe punonjësit e tjerë të institucionit të cilët janë të përfshirë në këtë akuzë janë të gatshëm që të përballen me çdo shkallë të drejtësisë. Akuzat për shpërdorim detyre Krosi i ka quajtur të pabaza dhe sipas tij kanë ardhur në një moment të trazuar politik, për këtë arsye ai ka shpallur edhe kandidaturën e tij për mandatin e katërt në Peshkopi.

“Ky moment është i trazuar poltikisht media po pompohen çdo ditë me lajme të tilla që rezultojnë tollumbace. Ndërtimet janë bërë mbi bazën e lejeve të ndërtimit mbi që janë dhënë konform kritereve ligjore”- tha Krosi. Përsa i përket lejeve të ndërtimit kreu i bashkisë së Peshkopisë, tha se prej katër vitesh bashkia që ai drejton nuk ka dhënë asnjë leje. Lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore, Krosi ka sqaruar se do të rikandidojë për zgjedhjet e ardhshme duke pretenduar kështu një mandat të katërt. Akuzat ndaj tij Krosi i quajti si një tentativë për të njollosur emrin e tij në media në mënyrë që ta bëjnë atë të tërhiqet.

Bime: Do vërtetoj të kundërtën

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime është treguar i hapur për hetimin që ka nisur ndaj tij pas kallëzimit që Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i bëri në Prokurori për dhënien e lejes së paligjshme të një pallati 7 katësh. Madje sipas tij fakti që IKMT ka nisur kontrollet në qytetin e Gjirokastrës është tregues se shteti po funksionon. Në një konferencë për mediat një ditë pas kallëzimit ndaj tij, Bime tha se do të vërtetojë me fakte dhe argumente se nuk ka kryer asnjë shkelje në dhënien e lejes ndërtimore gjatë kohës që ka qenë në krye të KRRT-së. “Më në fund Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me kërkesën time erdhi dhe në Gjirokastër.

Kallëzimi tregon se shteti ligjor funksionon. Me dokumente, fakte, argumente, ne do të vërtetojmë që kallëzimi nuk qëndron. Ne jemi të hapur për të bashkëpunuar dhe në dispozicion të Prokurorisë dhe të gjithë organeve ligjzbatuese. Ne dhe në rastin konkret, por dhe gjithë udhëheqjen dhe qeverisjen e shërbimit në Bashkinë e Gjirokastrës jemi udhëhequr nga ligji dhe vetëm nga ligji”, – u shpreh Bime. Sipas tij në ditët në vijim do të ketë të tjera fakte që plotësojnë dokumentacionin ligjor që provon punën dhe aktivitetin e bashkisë e mbështetur mbi rregullat e legjislacionit në fuqi. I gjithë ky dokumentacion sipas Bimes është i hapur për IKMT dhe prokurorinë. Ndërkohë, kryebashkiku Bime nuk ka dashur t’i përgjigjet intersimit të gazetarëve nëse do të rikandidiojë qoftë edhe si i pavaruar në zgjedhjet lokale të qershorit.

IKMT kallëzoi kryebashkiakun e Gjirokastrës duke iu referuar një vendimi të miratuar prej tij në kohën kur drejtonte KRRT. Bëhet fjalë për një leje për ndërtimin e një pallati 7 katesh në lagjen “18 shtatori”, që në kundërshtim me çdo të dhënë urbanistike dhe të ligjeve është lejuar një shtesë prej 5 katesh. Vendimet janë dhënë pa pasur më parë dhe pa u bazuar në asnjë plan rregullues dhe asnjë studim urbanistik pjesor të miratuar sipas ligjit. IKMT kallëzoi po ashtu edhe Kryeinspektorin dhe inspektorët e IKMT të bashkisë Gjirokastër, Ilir Çumaku ish-sekretar i KRRT, Antoneta Çako ishsekretare e KRRT, si dhe ish-anëtarët e Sekretariatit Teknik të KRRT.

Previous Post

Anjeza Shahini sulmon Elhaida Danin: E padrejtë kjo kapriço

Next Post

Beqaj: Nisim rimbursimin e materialeve mjekësore. Vokshi: Jep dorëheqjen

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Beqaj: Nisim rimbursimin e materialeve mjekësore. Vokshi: Jep dorëheqjen

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.