Fill pas denoncimit të bërë nga PS për ish-kryeministrin Berisha, krah tij ka dalë deputetja Topalli e cila njihet si një ithtare e Berishës.
Sipas saj, kallëzimi penal ndaj Berishës është hakmarrje primitive e një të dëshpëruari, pasi deklaroi publikisht arrestimin e Arben Frrokut.
“Denoncoi Shullazin e perjashtuan 10 dite, denoncoi Arben Frrokun i bejne kallezim penal!
Hakmarrje primitive per Milin e Frrokun nga nje i deshperuari!” shkruan Topalli ne FB.
Partia Socialiste ka depozituar paraditen e kallëzim penal për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, pas thirrjes që bëri në parlament për armatosje të popullit.
Kallëzimi u dorëzua sot në Prokurorinë e Përgjithshme nga nënkryetari i grupit të PS-ë, deputeti Taulant Balla.















