Pacolli ka drejtuar një serë kritikash ndaj qeverisë, lidhur me mënyrën e privatizimit të ndërmarrjeve publike.
Debati ka vazhduar me pyetje të shumta të qytetarëve të Kamenicës për Pacolli, i cili e mori fjalën dhe u dha përgjigje kërkesave, pyetjeve dhe çështjeve të tjera që i shtruan pjesëmarrësit në këtë takim.
Të kujtojmë se Pacolli në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale, në këtë qytet kishte premtuar ndërtimin e fabrikës së kërpudhave, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri me tash.
Partia e Pacollit në Kamenicë është në bashkëqeverisje me PDK-në.























