PZAP-i në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka pranuar 354 ankesa, ndërsa për shkelje të Kodit të Mirësjelljes ka gjobitur subjektet politike me gjithsej 348 mijë euro, por deri më tash janë paguar vetëm 10 mijë euro.
Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit në PZAP, për gazetën ka bërë të ditur se deri më tani është paguar vetëm një shumë e vogël nga gjobat e shqiptuara. Ai ka thënë se nga 348 mijë euro gjoba të shqiptuara, partitë kanë shlyer vetëm 10 mijë euro.






















