Njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku, i ka shuar shpresat e kosovare për heqje të vizave brenda një kohe të shkurtër, raporton lajmi.net.
Përderisa në opinion deri më tani është thënë se me ratifikmin e demarkacionit vizat do të hiqen, Mazreku në një prononcim për lajmi.net ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodh pa njohjen e pesë vendeve të BE-së.
Ai duke komentuar mundësinë që Kuvendi i Kosovës t’i drejtohet BE-së më një letër ku do të kërkohet që demarkacioni të hiqet si kusht për vizat ka thënë se asnjë lojë politike nga Kosova nuk do të jap efekt për heqjen e vizave nëse Kosova nuk njihet nga pesë vendet e BE-së.
“Përderisa ekzistojnë 5 mosnjohje për Kosovën, çfarëdo vendimi politik për Kosovën është vështirë i parashikueshëm, problemi kritik janë këto 5 mosnjohje, asgjë nuk mund të parashikohet pavarësisht se çfarë ndodhë qoftë ratifikimi i Demarkacionit , qoftë lufta efektive kundër krimit të organizuar ose korrupsionit apo çfarëdo veprimit tjetër që mund të ndodh nuk është i mjaftueshëm për Kosovën përderisa mungojnë këto 5 njohje”, ka thënë Mazreku.

Problemi i vizave, siç vlerëson ai, përkatësisht parashikimet ose premtimet se vizat mund të ndodhin sot nesër apo pasnesër, asnjë nga këto premtime sipas tij nuk mund të qëndrojnë, duke e ditur mënyrën se si merren vendimet në Bashkimin Evropian.
“Mënyra e marrjes së vendimeve sa i përket vizave ndodh sipas sistemit të shumicës së kualifikuar. Sistemi i shumicës së kualifikuar nënkupton që edhe nëse duhet për tu marr vendimi pozitiv duhet të votojn 55 përqind e shteteve që i bjen 16 shtete , pra ndërsa 55 përqind e shtetev do të duhet të përfaqësohen 65 përqind e popullësisë dmth në raport me numrin e popullësisë që e kanë shtetet, 16 shtete duhet më përfqaësuar atë 55 përqindëshin e popullsësi, dhe ky do të ishte le të themi ai versioni më optimist për Kosovën” ka shpjeguar Mazreku.
Ai vazhdon tutje duke thënë se këto 5 njohje duhet të ndodhin e mandej mund të normalizohen marrëdhëniet në mes të Bashkimi Evropian dhe Kosovës. “Sepse aktualisht Kosova në mungesë të këtyre pesë njohjeve nuk ka raporte normale me BE-në”, është shprehur ai.
Rikujtojmë se Kuvendi do t’ia dërgojë Bashkimit Evropian një dokument përmes së cilit do të kërkojnë prej tyre që të hiqet Demarkacioni si kusht për vizat.
Por Raportuesja në Parlamentin Evropian për çështjen e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, nuk është shumë optimiste se vendimi i Kuvendit për të dërguar një deklaratë në Bashkimin Evropian do të ndikojë që të kalohet në hapin e radhës për vizat pa u plotësuar kriteri i Demarkacionit me Malin e Zi.






















