Ilir Seci
Shume nga mjeshtrat e artit figurativ boteror, nga emrat me te medhenj te artit figurativ, kane trajtuar tematiken shqiptare duke pasqyruar boten tone,gje qe do te thote se e kane gjetur ate bote mjaft interesante. Kete interesim te madh e deshmojne emrat e shumte te piktoreve në zë që kane trajtuar tematiken shqiptare. Fale mundesive te medha per kerkime qe na jane dhene ketyre viteve te fundit mbas hapjes se Shqiperise po arrijme te gjejme mjeshtra gjithandej, nga çdo ane e botes, nganjehere fare te panjohur per publikun shqiptar. Mjeshtra emri i te cileve as eshte permendur fare gjate viteve te izolimit diktatorial.
Ne mesin e ketyre mjeshtrave, emrin e te cilit pak shqiptare mund ta dine,eshte edhe Otakar Číla nje piktor çek, i cili lindi me 10 mars 1894 në Novo Paka,Bohemi dhe vdiq me 22 mars 1977 në Ibid,Çeki… Nuk ka shume informacion rreth femijerise se tij,dihet qe nga viti 1913 Otokar Čila vajti per te studiuar në Akademinë e arteve figurative ne Pragë, ku figuron si student. Studimet e tij nderpriten nga viti 1914 deri me 1920, per shkak te fillimit te Luftës se Pare Botërore… Studenti Otokar Cila thirret nen arme si ushtar dhe dallget e luftes e hedhin gjithandej neper fronte… Ishte mobilizuar në batalionet çeko-sllovake dhe rasti e solli qe në vitin 1920 te kaloje nëpër Rusi,neper Lindje te Larget,ku pati rastin te udhetoje neper Kinë, Malajzi dhe Indi. Pershtypjet e ketyre udhetimeve i ka pasqyruar ne mjaft punime me motive te Lindjes se Larget ku paraqet peisazhet dhe larmine e natyres se pasur te atyre vendeve…
Mbas mbarimit te luftes atdheu i tij Çekia kaloi trazirat dhe problemet e njohura te mbas shpalljes se pavaresise me 1920.Mes atyre trazirave Otokar Çila,u rikthehet studimeve ne Akademine e arteve dhe arrin me në fund te diplomohet në vitin 1925. Pas diplomimit, nis kerkimet per pune dhe me konkurs arriti te fitoje një bursë te dhene prej Qeverisë së Shqipërisë se asaj kohe,nje konkurs ku kerkohej nje piktor qe do realizonte portretin e presidentit Ahmet Zogu si dhe portretet e disa figurava te larta shteterore,përfaqësues të qeverisë dhe ushtrisë se shtetit shqiptar. Ne ate vit vjen ne Tirane dhe jeton aty. Gjate kesaj kohe qe qendroi ne Shqiperi Otakar Cila bëri dhe dekorimin e godines se Kuvendit të Shqipërisë. Ne kete kohe te qendrimit ne Shqiperi piktori shfrytezon rastin dhe shetit vendin duke dashur te ekzploroje boten shqiptare. Fryt i ketyre eksplorimeve jane disa vepra te tij, peisazhe te natyres shqiptare, portrete te kostumeve popullore,te njerezve ne perditshmerine shqiptare,me pak fjale nje vezhgim artisti nga jeta shqiptare ne ate kohe… Gjithe veprat e tij me teme shqiptare shquhen per nje dashamiresi ndaj botes shqiptare,nje dashamiresi qe ndjehet ne cdo penelate,piktori ka shetitur kryesisht ne shqiperine e mesme dhe ka sjelle gjithe atmosferen e jetes dhe veprimtarive te perditshme te asaj kone ne kete pjese te vendit tone. Per fat te keq per kohen e qendrimit te tij ne Tirane nuk kemi shume te dhena,nuk ka ndonje te dhene sa kohe qendroi aty…
Pas kthimit në Ceki vazhdon pikturimin,realizon edhe atje disa punime me kerkese te qeverisë lokale,si portrete te personaliteteve të shquara ceko-sllovake. Ishte dhe krijuesi i hartes se pullave čeke te Legjionit dhe faturave “kolcakovovi”… Pasioni me i madh i tij mbeti natyra dhe gjuetia,gje qe verehet ne shume punime me temë te gjuetisë qe ka lene pas… Gjate Luftes se Dyte Boterore Otokar Cila mbeshtet dhe financon rezistencën anti-naziste.si nje nacionalist cek… Mbas mbarimit te luftes ne vitin 1948,arrestohet nga komunistet ceko-sllovake,si nacionalist cek, me akuzen e aktivitetit kundër politikës së qeverisë dhe denohet me 20 vjet burg politik. Edhe në burg, Cila, me aq sa mundet vazhdon pikturimin duke realizuar portretet e bashkevuajtesve…
Fakti qe ka qene i burgosur politik,denuar nga sistemi komunist çeko-sllovak mund te jete edhe arsyeja pse asnjehere nuk eshte permendur ne Shqiperine komuniste asnjehere dhe nuk jane bere te njohura vepra e tij te shumta me tematike shqiptare,vepra qe ne fakt perbejne nje teme dominuese ne veprat e tij. Mirepo nese ne kohen e diktatures komuniste nuk u njoh per shkak te pikepamjeve te tij anti-komuniste sot eshte e pafalshme qe most e njihet dhe ti jepet vendi meritor nje artisti qe na ndero ne shqiptareve duke na trajtuar ne veprat e tij. Do ishte ne nderin e shteti shqiptar, ne nderin e institucioneve pergjegjese shqiptare qe te gjejne mundesite dhe te realizojne nje ekspozite te veprave te Otokar Ciles ne Galerine e Arteve Figurative ne Tirane dhe pse jo, ministria e Kultures te gjeje mundesite dhe te bleje ndonje veper te tij dhe ta beje prone te kesaj Galerie… Otokar Cila i ka bere vend vetes ne artin tone!





















