Këtë deklaratë Osmani e ka thënë se tryezën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ku po diskutohet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.
“Janë shterë të gjitha mundësitë që të bindet Lista Serbe që të bashkëpunojë rreth FSK-së”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.
Më tej ajo ka thënë se nuk e di qëndrimin e partisë së cilës i takon, por ka thënë se si deputete do ta votoj këtë ligj.
“Nuk mund të jem kundër transformimit të FSK-së në ushtri… Të gjithë jemi pajtuar se kjo iniciativë e presidentit është marrë në koordinim me partnerët strategjik”, ka thënë më tej Osmani.






















