Një gjobë prej 25 mijë eurosh i është shqiptuar Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) pasi zyrtarë të kësaj Qendre nuk kanë respektuar urdhëresën e panelit shqyrtues të Prokurimit Publik në lidhje me kontratën “Pastrimi i brendshëm i hapësirave spitalore”.
Vendimi është bërë publik nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, i cili kishte hedhur poshtë ankesat e operatorëve ekonomikë “Ab Clean & AB Deinstleinstung” nga “Laguna” dhe “SFK” dhe ka lënë në fuqi vendimin për dhënie të kontratës të shpallur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Por, megjithëse SHSKUK-ja kishte vendosur për kontratën, ndërkohë kishte lajmëruar OSHP-në se do ta anulojë vendimin. Arsyetimi ishte mungesa e buxhetit.






















