“Pajisjet e duhura dhe trajnimet janë dy elemente vendimtare që i ndihmojnë policisë të bëjë punë efektive,” tha Ake Roghe, drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në Misionin e OSBE-së në Kosovë.
“Duke ditur si ta përdorin Tonfën, policët e njësive për reagim të shpejtë – të vetmit që janë të pajisur me këtë mjet – mund të bëjnë arrestime në mënyrë më efektive, duke siguruar siguri maksimale për personin e arrestuar, dhe të neutralizojnë rrezikun për policin, kolegët e tij apo të saj, dhe të tjerët.”
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, si dhe demokratizimine zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni rregullisht ofron trajnime të avancuara dhe të specializuara, si dhe këshilla për agjencitë për zbatim të ligjit për të përmirësuar më tej kapacitetet e tyre.























