Prej ditësh publiku shqiptar është njohur me lajmin e koncertit të Vjenës në Tiranë. Të paktën ky ishte termi i përdorur nga Kryministri Edi Rama në njoftimin e parë që bëri për këtë event në Shqiperi.

Ndërsa vijoi me foton e radhës së gjatë të njerëzve të interesuar për biletat, Kryeministri nuk hezitoi madje të debatonte me komentuesit për mungesën e biletave dhe cilësinë e koncertit. Por, nëse Edi Rama u tregua i kujdesshëm në terminologjinë e përdorur “koncerti i Vjenës”, sponsorët dhe organizatorët e quajtën atë “Koncerti i Asamblit të Filarmonisë së Vjenës” . Gjë që shihet qartë dhe në foton e posterit të këtij eventi.

Nisur nga këto paqartësi, Opinion.al komunikoj zyrtarisht me Filarmoninë e Vjenës. Në e-mailin e parë zyrtar, zyra e shtypit sqaroi se koncerti i parë i kësaj filarmonie do të jetë në datën 16 janar. Por pas këmbënguljes sonë për më shumë detaje lidhur me koncertin e paralajmëruar në Tiranë, përgjigja mbërriti nga drejtori i përgjithshëm i Filarmonisë së Vjenës. Siç dhe shihet qartë (për anglishtfolësit) CEO i Filarmonisë konfimon për Opinion.al se orkestra e Vjenës nuk do të luajë në Tiranë në datën 2 Janar.

















