Trajanovski doli me kundërpërgjigje se tenderi për ndërtimin e unazës si dhe fillimi i ndërtimit ka qenë në kohën e LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja e ka përfunduar ndërtimin dhe e ka lëshuar në përdorim.
“Disa thonë se nuk është dashur ta lëshoni në përdorim meqë janë paraqitur anomali… Përgjegjësia nuk është e VMRO-DPMNE-së, as si pushtet lokal, as si pushtet qendror për lëshimet e unazës, kuptohet nëse ka të tilla, që do të jetë temë e diskutimeve të personave përkatës profesional”, kundërpërgjigjet Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Derisa partitë politike akuzojnë njëra tjetrën për vërshimet, banorët vazhdojnë të kërkojnë ndihmë për t’i sanuar dëmet dhe për t’ju kthye jetës normale.






















