Nga çadra e protestës opozitare, demokratët hodhën miell drejt fasadës së Kryeministrisë përmes një aparature të veçantë.
Në fakt, mielli ishte menduar nga protestuesit si një simbolikë e kokainës, për të cilën opozita jo pak herë ka akuzuar Kryeministrin shqiptar, Edi Rama si përdorues të saj dhe të lidhur me trafikantët.























