Por çfarë ndodhi realisht në Kolonjë?
Fitorja e një kandidati të mbështetur nga Partia Socialiste nuk ishte surprizë. Surprizë ishte thellimi i fitores së qeverisë në raport me opozitën.
Në zgjedhjet e një viti më parë, diferenca mes dy kandidatëve ishte 727 vota. Tani ajo ka shkuar në 2.101 vota, edhe pse numri i pjesëmarrjes në votime është pothuajse i njëjtë.
Mesa duket, teoria e moskandidimit të një demokrati në një zonë që voton tradicionalisht të majtën nuk rezultoi e suskesshme. Kryetari i Partisë Demokratike ia la Kolonjën zonë të lirë Agron Dukës dhe kandidatit të propzuar prej tij, një ish-socialist i zhvendosur në Tiranë.
Por rezultati ishte dramatik dhe negativ për opozitën. Kandidati i Partisë Agrare, i mbështetur nga Partia Demokratike, humbi 673 vota në krahasim me kandidatin e opozitës së një viti më parë.
A kanë dalë demokratët të votojnë, apo ata e kanë çuar votën tek kandidati tjetër?
Kjo analizë nuk mund të bëhet tani. Por fakt është se Partia Demokratike nuk bëri fushatë intensive në Kolonjë. Kryetari Basha shkoi atje vetëm në hapje të fushatës, ndërsa pak drejtues të lartë të opozitës u panë atje vetëm ditën e zgjedhjeve.
Braktisja e fushatës nga demokratët mund të merret si sinjal, se edhe kjo betejë e hershme elektorale në Kolonjë nuk solli aromë të mirë për opozitën.
https://www.youtube.com/watch?v=d8leMPnO8Mw?feature=oembed&w=640&h=360






















