Tetë muaj pasi i gjeti gati 424 kg kanabis në shtëpinë e tij në Mirditë, policia e ka arrestuar në Sarandë trafikantin, pranë lokaleve të peshkimit.
52-vjeçari Florian Bardhi, qëbanonte edhe në Shëndelli të Sarandë,s u vu në pranga për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, pasi rezultonte person në kërkim që nga data 20.10.2015.
Në 20.10.2015, në një prej banesave në pronësi të tij në Mirditë është gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 424 kg “Cannabis sattiva”.
SI U ZHVILLUA OPERACIONI SHENDELLIA
Më datë 20.10.2015, Specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë, pas një pune disa javore, njoftoi se finalizoi operacionin policor të koduar “ Shendellia”, si rezultat i të cilit, u bë i mundur arrestimi i shtetasit :
• Simon Beqiri, 64 vjeç, banues në Lezhë.
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :
• P.D, 43 vjeç, aktualisht banues në fshatin Shendelli Sarandë. Me detyre administrator në një njesi administrative, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të Kufirit”.
• F.B, 50 vjeç, aktualisht banues në fshatin Shendelli Sarandë.
Ndalimi dhe shpallja në kërkim e tyre, u bë për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në banesen në pronësi të shtetasit Simon Beqiri, që ndodhet në fshatin Simon, të njësisë administrative Kacinar/Mirditë, u gjet dhe u sekuestrua, sasia prej 424 Kg, lëndë bimore e dyshuar si bimë narkotike Canabis – Sativa, e cila ishte në gjendje të tharë.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se kjo sasi lënde narkotike, po përgatitej për ambalazhim dhe trafikimi i përkiste dy vëllezërve P.D dhe F.B, të cilët duke përfituar nga njohja e mirë e terrenit, mundën të largohen dhe t’i shpëtonin kapjes nga ana e forcave të policisë.
Dy vëllezërit, në fshatin Simon – Kacinar, kanë jetuar përpara disa vitesh dhe aktualisht janë me banim në fshatin Xarrë Sarande, ku dhe lënda narkotike do të trafikohej në drejtim të Greqisë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– Sasia e lëndës narkotike.
– Një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike.
– Thasë plastik që do të shërbenin për paketimin e saj.
– Pasaportë biometrike në emër të një shtetasi me iniciale F.B.
– Dokumentacioni i automjetit me targë.
– si dhe pajise të tjera të gjetura në banesë.
Materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.















