OMONIA ka reaguar pas ndarjes së re territoriale që u përcaktua në Kuvend.
Sipas OMONIA-s, me ndarjen e re, janë shkelur të drejtat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë.
Për këtë arsye, OMONIA ka kërkuar edhe nga PBDNJ-ja daljen nga koalicioni qeveritar.
“Kryesia e OMONIAS denoncon klimën jo demokratike që mbizotëroi gjatë diskutimit të Reformës në Parlament, si dhe prapaskenat e ditëve të fundit. Propozimi për kufijtë administrativë me gjithë amendamentet e përfshira në momentet e fundit, nuk plotësuan asnjë nga kërkesat e OMONIA-s për Himarën, Lukovën dhe fshatra të veçanta si Çuka. Në përgjithësi në zonat ku historikisht jeton minoriteti etnik grek në Shqipëri, ka tendenca shkeljesh të Konventave Ndërkombëtare, të cilat Republika e Shqipërisë i ka ratifikuar”, thuhet në reagim.
Sipas saj, parlamenti tregoi se ndjek një politikë nacionaliste të së kaluarës dhe se kryeministri shkeli me këmbë të drejtat e minoritetit grek.















