• Latest
  • Trending
  • All

Olsi Qinami, Ëndrra e një dirigjenti për një orkestër në Londër

09/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Olsi Qinami, Ëndrra e një dirigjenti për një orkestër në Londër

09/08/2016
in Lajme, Udhetimi im

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Dirigjent? Mbase nuk e kishte menduar kështu. Ishte pjesë e botës muzikore, i rrethuar në çdo moment nga muzika. I magjepsur nga muzika klasike, Olsi Qinami, nuk donte të ishte thjesht një “dëgjues” i mirë, apo shijues apasionant i saj.
Fillimet e karrierës së tij dhe udhëtimi në profesionin e tij zë fill me studimet e pianos në moshën 6 vjeçare në Tiranë në shkollën e muzikës Servete Maçi (dikur quhej Kongresi i Përmetit) me Etleva Krantja (gruaja e dirigjentit të famshëm Ermir Kranjta).
Më vonë vazhdoi studimet e pianos në Liceun Artistik të Tiranës “Jordan Misja” me Etleva Turkeshin dhe Iris Kapon.
Deri atëherë kontakti i vetëm që ai kishte me instrumentet të tjerë, ishte nga bashkëmoshatarët e tij që luanin në piano, violinë dhe violonçel . Kur kishte mundësi dëgjonte repertor simfonik në Radio Televizionin Shqiptar dhe radio po ashtu .
Rreth moshës 12-13 vjeç për herë të parë Olsi shkoi me vëllain e tij cili është muzikant gjithashtu, në një koncert në Tiranë me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, ku ai e përshkruan si një eksperience të mrekullueshme që nuk e harron kurrë.
Për të , të dëgjonte një orkestër direkt për herë të parë ishte mahnitëse. Është e vështirë për ta shpjeguar ndjesinë, por papritur ai zbuloi që ka një botë muzikore më të madhe se piano me shumë tinguj të ndryshëm, ngjyra, dhe ritme që nuk i gjen dot në një instrument të vetëm. Ky ishte impakti i tij i parë me muzikën orkestrale dhe këtu filloi dëshira e tij për tu angazhuar dhe për të bërë diçka me orkestër. Me sugjerimin dhe mbështetjen shumë të madhe të Prof Thoma Gaqit dhe Prof Roland Çene vendosi të studiojë për dirigjim në Akademinë e Arteve në Tiranë (Sot Universiteti i Arteve) me Prof. Bujar Llapaj dhe Petrika Afezolli.
olsVitet në Akademinë e Arteve në Tiranë, mësimet dhe takimet me shumë profesorë dhe kolegë kanë qenë shume të rëndësishme për zhvillimin e tij si muzikant.
Ka zgjedhur Britaninë si vendin që ka vendosur të qëndrojë, pasi e sheh si një shtet që mirëpret njerëz nga vende të ndryshme të botës dhe i jep mundësi të barabarta të gjithëve.
Ka udhëtuar në disa vende të Evropës për specializime në degëne dirigjimit si UK, Itali, Austri ku ka studiuar me dirigjentë shumë të njohur si Howard Williams, Jorma Panula, Mark Heron, Achim Holub, Peter Stark, Neil Thomson etj. Në France është diplomuar për Dirigjim nga konservatori prestigjoz “Ecole Normale de Musique de Paris” nën drejtimin e Dominique Rouits dhe momentalisht po mbaron Diplome Superiore nga i njëjti konservator. Në Tetor të 2015 ka fituar çmimin e dytë në një konkurs internacional Dirigjimi në Londër.
Si çelës të suksesit te tij vlerëson punën, vendosmërinë për të arritur më te mirën, njohjen dhe bashkëpunimin me muzikantë shumë të mirë nga vende të ndryshme të botës kanë qenë disa nga shtytjet për tu formuar sa më mirë si muzikant.
Për të atdheu është vendi ku është lindur e rritur, ku familja dhe miqtë e fëmijërisë dhe shkollës jetojnë. Megjithëse ka disa vite që jeton larg Shqipërisë gjithmonë e ka në mendje, sado larg që jeton dhe është integruar në një shtet tjetër, rrënjët e tij janë dhe gjithmonë
do të mbeten në Shqipëri.
Në lidhje me aktivitetin e tij si aktivist dhe bashkëpunimin e shqiptarëve në Britani ai thekson se nuk ka qenë aktivist. Roli i tij është fokusuar në dhënien e mësimeve të pianos megjithatë disa nga studentëve të tij që janë shqiptar është munduar ti mësoj të luajnë në piano pjesë tradicionale shqiptare pasi mendon se të gjithë kemi një përgjegjësi sado të madhe ose të vogël që ti mësojmë brezave të rinj historinë tonë dhe traditat tona. Përveç koncerteve dhe bashkëpunimeve me orkestra te ndryshme, aktualisht Olsi është duke punuar për krijimin e një orkestre te re në Londër me muzikante profesionistë, ku do të interpretojnë repertorë të ndryshëm klasik, modern nga vepra premier të kompozitorëve të ndryshëm.
Një nga koncertet do të jetë me Muzikë të Kompozitorëve Shqiptar nga treva të ndryshme dhe do të jenë vepra premierë në Mbretërinë e Bashkuar. Olsi ka shumë dëshirë që veprat e kompozitorëve shqiptar të njihen nga publiku britanik dhe kush më mire se një dirigjent Shqiptar mund ti bëjë këto vepra të njohura.
Mesazhi i tij për shqiptarët në Britani është; “Jemi komunitet I një vendi të vogël dhe pak i njohur në Britani si dhe në shumë shtete të tjera të Evropës, kjo për shkak dhe të izolimit 45 vjeçar. Mendoj se është shumë e rëndësishme që secili prej nesh sado pak, të mundohet te promovoje dhe të përkrahë vlerat pozitive te popullit shqiptar në Art, Shkence, Sport, Histori, Tolerance fetare, Trashëgimi kulturore etj. Si Komb jemi shume gjëra që mund të krenohemi, le të mendojmë dhe punojmë për këto vlera”

Tags: edi rama
Previous Post

Brikena Muharremi, baristerja e parë shqiptare në Britani

Next Post

OSHEE: Nesër Tirana pa drita dhe ujë, stakohet energjia në Ujësjellës, lista e zonave

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

OSHEE: Nesër Tirana pa drita dhe ujë, stakohet energjia në Ujësjellës, lista e zonave

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.