“Nga fillimi i vitit në janar, janë regjistruar 1 601 civilë të vrarë dhe 3 565 të plagosur, për një total prej 5 166 viktimash civile”, sipas një raporti të OKB-së.
“Fëmijët e përfshirë janë 1 509, nga të cilët 388 janë të vdekur dhe 1 121 të plagosur, të dhëna alarmante dhe të turpshme që arrijnë shifrën më të lartë për një periudhë gjashtëmujor”, thuhet në këtë raport të ekspertëve të të drejtave të njeriut në Misionin e Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA)./ANSA/
.























