WMO tha se vala rekorde 19 metërshe, më e gjatë se një ndërtesë 6 katëshe, ishte matur më 4 shkurt të vitit 2013 pas “një fronti tejet të ftohtë e të fuqishëm, që prodhon erëra”, me shpejtësi deri në 81 kilometra në orë.
Rekordi i deritashëm ishte 18.3 metra dhe ishte matur në dhjetor të vitit 2007, po ashtu, në Atlantikun Verior.
Sipas WMO-së, lartësia e valës është “e definuar si distancë nga kulmi i një vale e deri te pika më e ulët e valës tjetër”.























