Raheleh Rahemipour tani përballet me akuza dhe ka kaluar nëpër fazën e hetimeve në burgun Evin të Teheranit, burgu i njëjtë ku të afërmit e saj janë para për herë të fundit më 1984, thonë ekspertë të OKB-së për të drejtat e njeriut në një deklaratë të publikuar më 24 nëntor.
Në deklaratë thuhet se fushata kundër Rahemipour “mund të jetë një ndëshkim i drejtpërdrejt ndaj aktiviteteve të saj për të drejtat e njeriut në kërkim të të afërmve të saj, si dhe shfrytëzimit të të drejtave të saj për tubim paqesor dhe liri të shprehjes”.
“Në vend që t’i përgjigjen thirrjeve tona, autoritetet shtetërore tani kanë akuzuar zonjën Rahemipour më një numër veprash të sigurisë kombëtare, përfshirë edhe propagandën kundër regjimit dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”, thonë ekspertët.
Ajo do të dal në një seancë dëgjimore në Gjykatë me 13 dhjetor.
Bazuar në deklaratë, vëllai i Rahemipour dhe gruaja e tij shtatzënë u arrestuan për “besimin e tyre politik”. Vajza e tyre u lind në burg në muajin prill të vitit 1984, por u largua pak ditë më vonë, ndërkohë që çiftit iu tha se kishte vdekur.























