“Patronët e fuqishëm që vazhdojnë ta ushqejnë makinën e luftës, po ashtu, kanë gjak në duart e veta”, tha Ban Ki-moon.
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që sivjet është e 71-ta me radhë, po marrin pjesë 135 shefa të shteteve dhe qeverive dhe dhjetëra ministra. Asambleja vazhdon deri më 26 të këtij muaji, dhe në të diskutohet për krizat globale, përfshirë konfliktin në Siri, sulmet e esktremistëve islamikë në gjithë botën dhe largimin e miliona njerëzve nga luftimet dhe varfëria.
Po ashtu, në Nju Jork, diplomatët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, po e kryesojnë një takim të Grupit Mbështetës Ndërkpmbëtar për Sirinë, që përbëhet nga shtetet, që i përkrahin palët e ndryshme kundërshtare në konflikt në këtë vend.






















