“Është situatë e çuditshme”, ka thënë David Carlson, drejtor i Programit Hulumtues për Klimën Botërore, megjithëse është dimër, “është jashtëzakonisht ngrohtë për dimër, dhe akulli në det…është në minimum në të dy anët e hemisferës”.
Përmbajtja e ngrohtë e oqeanëve, që është mënyra më e sigurt e matjes së ngrohjes në tokë se sa matja e temperaturave në sipërfaqe, kanë shënuar rritje pandërprerë.
Akulli i detit në Antarktik, gjatë verës, ka qenë 22.8 % nën nivelin e rregullt, ka thënë organizata botërore e meteorologjisë.
“Numrii i viteve derisa i tërë akulli i sezonit të verës do të zhduket në tërësi po zvogëlohet me të madhe”, ka thënë Carlson.





















