Oficeri i Ushtrisë së Zvicrës Nexhat Thaçi, me origjinë nga Gjakova thotë se me përkushtim të madh ka mundur të bëhetoficer në Ushtrinë e Zvicrës dhe se një gjë të tillë e bën me pasion.
“Në asnjë moment nuk ndjehem se po i shërbej ndonjë ushtrie të huaj, ngaqë jam rritur këtu dhe kam frymuar këtu”, thotë Thaçi
Thaçi thekson se fillimisht ka hyrë në ushtri si ushtar i thjeshtë, e ngadalë ka mundur të ngjisë shkallët dhe të jetë tashmë në moshën 25-vjeçare një oficer në Ushtrinë e Zvicrës.
“Në ushtrinë zvicerane është më mirë të jesh një nënoficer i mirë se oficer i keq“, thotë Nexhati.
Ai rrëfen se në Ushtrinë e Zvicrës ka edhe mjaft shqiptarë të tjerë dhe se kjo e bën edhe më interesante punën e tij.
















