Mirëpo, në letrën e ambasadorit që mban datën e sotme, thuhet se fatkeqësisht policët britanikë nuk do të përfshihen në këtë rast, pasi që lidhet drejtpërdrejt me shtetas britanikë.
“Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e rrethanave të vdekjes tragjike të Z. Deharit. Çdo vdekje në paraburgim meriton hetim të kujdesshëm”, thuhet në letër.

O’Connel inkurajon ministren Hoxha që të punopjnë ngushtë me EULEX-in, pasi që ekzistojnë të gjitha kushtet që rasti të trajtohet në mënyrë profesionale.
“Është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të marrin përgjegjësinë dhe të kryejnë çdo hetim ose të shqyrtojnë rastin tërësisht dhe në mënyrë të paanshme dhe gjithashtu të sigurojnë transparencë për familjen dhe publikun”, thuhet ndër tjerash në letër.






















