“Mirëpres marrëveshjen e mbrëmshme të arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës Veriore për çështjen e murit. Zgjedhja e problemeve me dialog dhe komunikim është gjithmonë e vlefshme”, ka shkruar ambasadori britanik.
Mbrëmë është arritur marrëveshja për rrënimit e murit pas një takimi që ka përfunduar pas mesnatës mes zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq me ndërmjetësimin e BE-së.






















