Është bërë e ditur se ish-ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell, ishte i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Angli.
Ai tha për Indeksonline se Kosova jo vetëm në këtë takim, por në tërë kampanjën eliminatore ka bërë paraqitje të mira, por janë shumë hezitues dhe i frikësohen daljes në sulm.
Ish-diplomati britanik cilësoi Mergim Vojvodën si më të mirin nga kampi kosovar, ndërsa tha se as Anglia nuk ishte më e mirë, por shumë më konkrete.

Po ashtu, O’Connell në stadium e shoqëroi i biri i tij, teksa kishte të veshur fanellën e kombëtares kosovare.



















