Ndër të tjera, O’Connell ka thënë se Gjykata Speciale nuk duhet të shihet si spastrim i skenës politike, sepse kjo mund të arrihet me vullnetin e popullit, por duhet të shihet si drejtësi për viktimat e krimeve të luftës.
O’Connell, ka thënë, se liberalizimi i vizave nuk varet nga ajo se a e meriton Kosova, por nga proceset teknike dhe kushtet të cilat Kosova duhet t’i plotësojë.
“Liberalizimi i vizave nuk varet nga ajo se a e meriton Kosova, por nga proceset teknike dhe kushtet të cilat Kosova duhet t’i plotësojë. Kosova nuk ka nevojë për ndihmën e Britanisë së Madhe ose dikujt tjetër, ajo mund t’i plotësojë kushtet dhe të kërkojë nga Brukseli liberalizimin e vizave”, ka thënë ambasadori O’Connell, në emisionin “Komiteti” të Gazetës Express.
Sipas O’Connellit, nuk do të ketë liberalizim të vizave nga Britania e Madhe për kosovarët, dhe jo sepse britanikët veçojnë popullin e Kosovës, por sepse kjo është njëra ndër politikat e tyre, edhe për vendet e tjera ballkanike.
Në vazhdën e interesimit të madh të të rinjve kosovarë për punë sezonale në Britani të Madhe, ambasadori britanik ka potencuar se nuk do të lejohet një gjë e tillë as tani, e as në të ardhmen, edhe pse komuniteti kosovar është mjaft i integruar në Britani të Madhe.
https://dailymotion.com/video/x4x0qc1





















