“Korrupsioni është një kancer që e minon të ardhmen e Kosovës. Të mos pretendoj askush që ne ambasadoret e QUINT-it, nuk jemi të interesuar për korrupsionin. Vetë prania jonë këtu tregon se jemi të interesuar për ta luftuar korrupsionin. Po duhet vendosmëri nga politika për ta luftuar këtë dukuri, mirëpo, unë besoj që bashkë me qytetarët e Kosovës kjo është e mundur”, ka thënë O’Conell.
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, së bashku me përfaqësuesit e UNDP-së dhe Institutit Demokratik të Kosovës, janë duke fjalime në hapjen e Javës së Anti-Korrupsionit në Kosovë.






















