Obama pati një përgjigje mjaft të qartë për këtë. Ai tha se e mbështetë kancelarën Merkel, duke thënë se është falë saj Gjermania ka arritur të luftojë në shumë sfida, duke përmendur edhe luftën kundër terrorizmit.
“Angela Merkel është simbol i besueshmërisë dhe gjermanët duhet ta vlerësojnë”, ka thënë Obama në një intervistë për televizionin ARD.
“Krejt çka mund të them për kancelaren Merkel është se ka krijuar lidhje partneriteti të shquara në mes të dy vendeve”, tha Obama duke shtuar se nëse do të ishte gjerman me të drejtë vote, ai ndoshta do ta kishte votuar atë, “nuk e di nëse kjo dhemb apo ndihmon”, vazhdoi Obama.






















