Presidenti Gorge Ivanov mbrëmë mori pjesë në pritjen të cilën presidenti amerikan Barak Obama e organizoi në Nju-Jork për shefat e delegacioneve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Madje, Ivanovi deklaroi se në biseëdn me Obamën, ai e ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për realizim të prioriteteve shtetërore të Maqedonisë, para së gjithash anëtarësimin në NATO.”Pritjen të cilën tradicionalisht e mban presidenti amerikan për shefat e delegacioneve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara çdoherë është mundësi për takim me shumë miq të cilët i kemi në vendet-anëtare të KB-së, si dhe mundësi për takime të shkurtëra me presidentin Obama. Kështuqë e shfrytëzova edhe këtë rast të pritjes për një bisedë të shkurtër me Obamën, duke kërkuar nga ai mbështetje dhe ndihmë, para së gjithash për anëtarësimin e Republikës së Maqedoisë në NATO. Përgjigjeja e tij ishte se Amerika edhe në të ardhmen vazhdon me mbështetjen dhe ndihmën që e jep për Maqedoninë dhe se mund të konsiderojmë në ndihmën e tyre dhe përatë që për ne është më urgjente – anëtarësimi në NATO”, deklaroi presidenti Ivanov pas Samitit.Ky është takimi i parë i Ivanovit me Obmën pas samitit të NATO-s, në të cilat Greqia sërish e pengoi zgjerimin e Akeancës dhe pranimin e Maqedonisë, e cila së bashku me Malin e Zi pritet të jenë anëtaret e ardhshme të NATO-s.Presidenti Ivanov deklaroi se në bisedat të cilat dje i ka pasur në Nju-Jork, takimet bilaterale, si dhe bisedimet joformale të hyrjes së organizuar nga presidenti Obama, dominojnë çështjet nga siguria. Presidenti Ivanov paralajmëroi se është takuar edhe me liderët e një numri të madh të shteteve, midis të cilëve edhe disa nga mbështetësit më të rëndësishëm të integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.”Pritja ishte mundësi që të takohemi edhe shumë miq dhe mbështetës të Maqedonisë, presidentë të shumë vendeve, me presidentin e Polonisë, presidenti i Turqisë, të gjithë presidentët nga rajoni ynë, përfaqësues të organiztave ndërkombëtare, OSBE, UNESKO, dhe kjo është mundësi që të këmbehen mendimet”, deklaroi Ivanov.Takimi në Nju-Jork mbahet në hijen e vendimit të SHBA-së disa vendeve aleate arabe, që të realizojnë sulme ajrore ndaj pozicioneve të grupit terrorist ISIS, pasi që veçmë filluan me sulme në Irak. Për sot është paraparë seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me të cilën do të kryesojë personalisht presidenti Obama, për herë të dytë në hitorinë e një presidenti amerikan që do të kryesoj me Këshillin, pasi që sërish presidenti Obama këtë e bëri në vitin 2009. Në seancën e Këshillit të Sigurimit, në të cilën do të marrë pjesë edhe presidenti Ivanov, pritet që Obama të kërkojë nga shtetet të vendosin ndales të detyrushme për shtetasit e tyre që t’ju bashkangjiten organizatave terroriste. Maqedonia këtë ndalesë veçmë e vendosi me ndryshimet e Kodit Penal.Qëllimi iniciativës i kryesuar nga Obama është formim i kornizës botërore për ndjekje dhe shkatërrim të grupeve islamiste dhe terroriste. Ambasadorja amerikane në KB Samanta Pauer dje e informoi Këshillin e Sigurimit se Iraku ka kërkuar ndihmë për ballafaqim me grupin terrorist ISIS, i cili është kërcënim edhe në Siri, dhe se SHBA-ja iu referohen pikës 51 për vetëmbrojtje individuale dhe kolektive, nga Karta e Kombeve të Bashkuara si arsyetim për sumet të cilat i realizojnë në Irak dhe Siri.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















