Qeveria amerikane pritet të publikojë një pjesë të dokumenteve 28-faqëshe të klasifikuara si sekrete, që lidhen me sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Mësohet se informacionet e reja që pritet të dalin të dritë mund të zbulojnë rolin e shtetasve nga Arabia Saudite në sulmet famëkeqe. Një lëvizje e tillë mund të ndikojë në marrëdhëniet e SHBA-ve me Arabinë Saudite, që ka mohuar implikimin e shtetasve të saj në sulmet terroriste.
Një ish-zyrtar i cili ka qenë kryetar i një komiteti bipartisan që hetoi sulmet që lanë më shumë se 3000 persona të vdekur, tha se “Obama do të marrë një vendim mbi çështjen në fjalë në muajin qershor”.
Dokumentet sekrete ruhen në një sallë të sigurt në ndërtesën Capitol në Washington DC. Pas publikimit të dokumenteve në fjalë tensionet SHBA-Arabi Saudite mund të rriten ndjeshëm.
Mbretëria me shumicë sunite pretendon se SHBA-të nuk kanë bërë mjaftueshëm për të zmbrapsur zgjerimin e Iranit në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Siri. Shekulli















