Dy kushërinjtë 18 dhe 19 vjeç u nxorën nga polumbarët pas afro 24 orësh nga vendi i njohur si “Gropa e Danielit” në këtë fshat.
Rei dhe Berti Tahirllari, kushërinj kishin shkuar gjatë paradites të së premtes, (19 gusht) tek vendi i njohur si “Gropa e Danielit”, për t’u larë për shkak të vapës.
Por pas një vonese të gjatë, familjarët të shqetësuar në orët e mbrëmjes dhanë alarmin në polici me dyshimin se dy të rinjtë mund të ishin mbytur.
Polumbarët mbërriten me vonesë
Edhe pse një natë më parë u tha se kërkimet do të rinisin që herët në mëngjes, polumbarët kanë mbërritur shumë me vonesë pranë rezervuarit, duke bër që trupat e dy fëmijëve të qëndrojnë gati 24 orë në ujë.
Familjarët që kanë kaluar një natë të gjatë ankthi, të nervozuar thanë se do të hyjnë vetë në ujë nëse polumbarët vonojnë akoma.
I afërmi i dy djemëve: Ne jemi tër këta burra. Kemi ardhur që në orën 5 të mëngjesit, se na thanë që do të vinin që në mëngjes, nuk erdhi njeri këtu. Jemi tëre këta burra dhe të rrimë të bëjmë sehir dhe të lëmë fëmijët brenda?! Është turp për ne.
Do të hyjmë vetë, do të bëhemi bashkë dhe të hyjmë t’i nxjerrim trupat. Plumbarët janë në Vlorë na thanë. Varet kur janë nisur nga Vlora. Unë i kam djemtë e xhaxhait të dy.






















