Nxënësit e Gjimnazit privat në Prishtinë “Hasan Nahi”, Lendrit Januzaj dhe Endrit Himaj, janë tre “shkencëtarët” kosovarë që kanë marrë çmimin e tretë me medaljen e bronzit në Olimpiadën botërore, të organizuar në SHBA. “Kanceri në paratë e letrës, përmasat dhe kontrolli i Aflatoksinës”, ishte projekti i nxënësve kosovarë, që u renditën të tretët, ndër 385 projekte pjesëmarrëse, nga gjithsej 110 shtete të ndryshme të botës, prej tyre 44 shtete të Amerikës.
– Nxënësit kosovarë kanë marrë medalje bronzi në Olimpiadën Ndërkombëtare “I Sweep-2014”, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme. Kjo olimpiadë u organizua në Hjuston – Teksas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, në një olimpiadë tjetër ndërkombëtare, që është mbajtur në Turqi, Kosova ka marrë çmimin e dytë atë të medaljes së argjendtë.
Nxënësit e Gjimnazit privat në Prishtinë “Hasan Nahi”, Lendrit Januzaj dhe Endrit Himaj, janë tre “shkencëtarët” kosovarë që kanë marrë çmimin e tretë me medaljen e bronzit në Olimpiadën botërore, të organizuar në SHBA. “Kanceri në paratë e letrës, përmasat dhe kontrolli i Aflatoksinës”, ishte projekti i nxënësve kosovarë, që u renditën të tretët, ndër 385 projekte pjesëmarrëse, nga gjithsej 110 shtete të ndryshme të botës, prej tyre 44 shtete të Amerikës. Lendrit Januzaj dhe Endrit Himaj, thanë për Radio Kosovën, se emocionet ishin të pa përshkruara kur në këtë garë, Kosova mori medaljen e bronzit.
“Për ta bërë këtë, ku një pjesë e saj lidhet me mjedisin, janë dëmet që shkakton Aflotoksina edhe si dëm ekonomik. Pasi po humb ekonominë, botës nuk po i thonë më botë e qëndrueshme. Jemi gëzuar dhe kemi pasur fat. Ishim duke prezantuar Kosovën, vendin tonë, ishte një garë prestigjioze, ku kishte mjaft vende të ndryshme. Kosovën të gjithë e shikonin si vend të vogël, por kur morëm çmimin u gëzuam shumë. Ishte një përvojë shumë e mirë për neve si nxënës, si shkollë dhe si shtet”, tha ai.
Profesori i Biologjisë në këtë gjimnaz, Emrullah Spahiu, tha se projekti me të cilin kanë konkurruar, ka qenë shumë i thellë, diçka e re dhe punim origjinal i nxënësve. “Për këtë arsye edhe u pëlqye shumë. Shumë mysafirë që erdhën aty e pëlqyen, e vlerësuan, kishte prej atyre që një orë kanë qëndruar para projektit të Kosovës, që nuk ka ndodhur në asnjë shtet tjetër. Projekti ishte rreth parave të euros dhe profesori në komisionin e euros ishte prezent aty dhe një orë ka qëndruar me neve”, tha ai. Kjo ishte olimpiada e shtatë me radhë që mbahet çdo vit në SHBA. Ndërkohë, në një olimpiadë tjetër ndërkombëtare, që është mbajtur në Turqi, Kosova ka marrë çmimin e dytë atë të medaljes së argjendtë. Dy grupe të nxënësve kosovarë kanë marrë këtë çmim me projekte nga fusha e kimisë dhe biologjisë, ku kanë garuar 45 vende të botës.















