Kjo protestë vjen pas revoltimit të nxënësve dhe stafit të shkollës, për vonesën e fillimit të vitit të ri shkollor, për shkak të punëve që ende po kryhen aty.
Lajmi.net ditë më parë ka raportuar se si rezultat i papërgjegjësisë së kompanisë ndërtimore punët nuk janë kryer me kohë për ndërtimin e Shkollës së mesme të mjekësisë në Mitrovicë. Ndërtimi i shkollës është i financuar nga Ministria e Arsimit, si dhe është mbikëqyrëse e projektit.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi ka pranuar se mësimet nuk kanë filluar ende shkaku i problemeve me ndërtimin e shkollës.
“Ne, fillimisht e kemi pasur edhe një takim para shtatorit, me Ministrinë e arsimit, dhe me drejtorinë e shkollës, ku kemi kërkuar përgjegjësi nga Ministria lidhur me përfundimin e punëve në shkollë, meqë ai projekt është i ministrisë. E keqja është se mësimet nuk kanë përfunduar ende shkaku i disa problemeve teknike që kanë dal”, tha nënkryetari i Kamberi.























