Imami Ahmed Kalaja ka sqaruar opinionin publik ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në xhaminë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës, ku shtetasi Rudolf Nikolli është futur në ambientet e brendshme të objektit të kultit duke pl.agosur me thikë 5 persona.
Ahmed Kalaja e cilësoi një akt barbarie ngjarjen, ndërsa theksoi se shpreson që të mos ketë qenë një akt terrorist.
“Ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë Dinë Hoxha, ku një njeri i armatosur më thikë, godet besimtarët brenda xhamisë.
Nuk mjaftohet me besimtarët, por go.det edhe njerëzit në rrugë. Faleminderit Zotit që personi është arrestuar! Situata është në kontroll nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Lus Zotin që të shërojë vëllezërit tanë!



















