• Latest
  • Trending
  • All

Nuk mjafton të kesh të drejtë!

20/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Nuk mjafton të kesh të drejtë!

20/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Lavdrim Lita

Pas ndeshja Serbi Shqipëri nxori në sipërfaqe të gjitha potencialet diplomatike të Serbisë kundrejt Shqipërisë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Mjeshtëria e diplomacisë serbe për t’u viktimizuar përballë vendeve europiane është një diçka e jashtëzakonshme.

Pavarësisht sjelljes raciste deri në kufij ç’njerëzorë të tifozerisë serbe, e gjithë politika serbe dhe kanalet e saj diplomatike punuan fort për t’i dhënë botës një version të rremë të ngjarjes së 14 tetorit. Për një fluturak me një banderolë pak shqiptare u krijua retorika plot me: “Provokacione”, “zyrtarët shqiptarë banditë”, “lëndim i krenarisë së një populli”, “Shqipëria e Madhe”, që zyrtarët më të lartëserbë ia përcollën të gjitha kancelarive europiane duke e nxjerrë Serbinë viktimë të një provokacion ultra-nacionalist.

Kryeministri serb Vuçiç, sipas mediave serbe, ka marrë në telefon zëvendëspresidentin Amerikan Xho Bajden dhe kancelarin gjermane Merkel për t’u thënë se populli serb është provokuar rëndë nga shqiptarët. Nga ana tjetër kemi deklaratën e ministrit të Jashtëm Bushati që tha pak a shumë se homologu i tijserb, “nuk i ka hapur telefoni”. Ndërsa kryeministri Rama u fut në listë pritje ngakryeministri serb.

Kompaktësia e mediave serbe për të prodhuar një gënjeshtër dhe shpërndarë në të gjitha kanalet e mundshme është diçka e jashtëzakonshme dhe një kohësisht aspak demokratike. Përkundër, mediat shqiptare në disa emisione të ndryshme me shikueshmëri të lartë ftonin njerëz që e quajtën “provokacion” të shqiptarëve në Beograd fluturakun me flamur duke përkuar qëndrimet e tyre me versioninserb.

Madje mbrëmjen e së martës, pak minuta pas ndalimit të ndeshjes një personazh publik e politik mori në telefon drejtpërdrejtë në televizionin publik, “TVSH”, për të thënë se, “asgjë nuk ka ndodhur, ndeshja duhet të rifillojë, mos i shani serbët, etj”. Këto mund të jenë më demokratike sesa ajo që pamë ditët e pas ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Ndërkohë versioni serb i ngjarjes përparoi më shpejt në institucionet ndërkombëtare aq sa zëdhënësja e Përfaqësues për politikë të Jashtme të BE deklaroi se, “policia serbe u tregua profesioniste”, pa parë dhunë në fushë e jashtë saj të tifozerisë dhe autoriteteve serbe. Po ashtu, shefi i Uefa-s Mishel Platini në televizionin publik francez doli me versionin serb të “dronit” që mund të kishte edhe një bombë.

Në fakt, Serbia ka bërë një punë madhe në “infiltrimin” e institucioneve ndërkombëtare me diplomat të rinj, që flasin mirë gjuhët e vendeve ku janë atashuar dhe kanë krijuar rrjete miqësish në sferat e larta duke lobuar kauzat serbe në botë. Për shembull lobi serb në Amerikë është më i fuqishëm sesa ai shqiptar. Një nga lobistët më të mëdhenj të kauzës serbe në SHBA është Ramn Emmanuel, ish-shef i kabinetit të presidentit Obama dhe aktualisht kryebashkiak i Çikagos. Ramn Emmanuel kanë qenë themelues dhe bashkëkryetar i Kongresitserb dhe Kaukazit. Ndërsa kryeministri Vuçiç ka pasur si këshilltar personal, Rudy Giulianin, ish-kryebashkiak i Nju Jorkut.

Pas konfliktit me NATO-n për Kosovën, Serbia për të stukuar imazhin e saj në perëndim ka investuar para në ndërtimin e një lobimi të fuqishëm për të mbrojtur tezat e saj. Duket se Serbia preferon maksimën greke se “e vërteta është e kujt e mbron më mirë”. Përkundër kësaj, Shqipëria dhe më vonë Kosova janë të vonuara në krijimin e lidhjeve të duhura në institucionet ndërkombëtare. Mbështetja amerikane për kombin shqiptar e ka vënë “elitën” politike në një tundim për të mos bërë asgjë.

Mjafton një shembull.

Pyetjes sime, një përfaqësues i lartë të Partive Popullore Europiane, që ishte dhe spanjoll, se pse Spanja nuk e njeh Kosovën m’u përgjigj: “se nuk mjafton të kesh të drejtë, ne nuk iu njohim”. Politika kosovare mjaftohet të përsërisë së ka të drejtë, por kjo si duket nuk mjafton. Këshilla e tij ishte që të rinjtë dhe politikanët e Kosovës të frekuentojnë organizatat ndërkombëtare, të lidhin miqësi dhe t’u tregojnë të mirat dhe të këqijat e vendit, në qoftë se duan të merren seriozisht. Në një kohë të dytë, me shumë punë dhe shumë vullnet, mund të arrihet e dëshirueshmja.

E thashë këtë shembull për të treguar se në opinionin publik europian është e vështirë të çash me të vërtetën tënde. Të kesh të drejtë dhe t’ua thuash shqip shqiptarëve është një gjë, dhe të kesh të drejtë dhe t’ua thuash anglisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, etj, është një gjë tjetër. Sfida është e madhe, por kur e bën mirë Serbia luftënxitëse nuk ka përse të mos e bëjnë më mirë shqiptarët paqedashës.

Previous Post

Amaneti i axhës në autobus

Next Post

Në BE priten tërmete politike

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Në BE priten tërmete politike

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.