• Latest
  • Trending
  • All

“Nuk ka fonde”, gangrena që po vdes teatrin

21/01/2021

Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë bëhet serioz, veprimi i anijes turke është provokues

26/02/2021

Mjekja shqiptare në Zvicër bën thirrjen e fortë: Shqipëria po kalon atë që kaloi Lombardia para një viti

26/02/2021

Presidenti kinez shpall fitoren: Bëmë një “mrekulli”, zhdukëm varfërinë ekstreme

26/02/2021

Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

26/02/2021

Lajçak: Kosova dhe Serbia janë të ndara në hartën që kam në zyrë

26/02/2021

Rekord ditor me 21 viktima nga Koronavirusi në Shqipëri

25/02/2021

COVID në vend/ Alimehmeti: Jemi në skenarin më të keq, masat jo të duhurat

25/02/2021

Presidenti Biden shfuqizon vendimin e Trump për “kartën e gjelbër”

25/02/2021

Kosovë/ 5 viktima dhe 437 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

25/02/2021

Ulen rastet me COVID, rritet numri i të vdekurve! 628 pacientë po trajtohen në spitale

25/02/2021

Ambasadori britanik përsërit apelin për partitë politike: Siguroni kandidatë të pastër!

25/02/2021

E vetmja në Ballkan/ Kosova, ende pa asnjë dozë vaksine

25/02/2021
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 26 February, 2021
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë bëhet serioz, veprimi i anijes turke është provokues

    Mjekja shqiptare në Zvicër bën thirrjen e fortë: Shqipëria po kalon atë që kaloi Lombardia para një viti

    Presidenti kinez shpall fitoren: Bëmë një “mrekulli”, zhdukëm varfërinë ekstreme

    Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

    COVID në vend/ Alimehmeti: Jemi në skenarin më të keq, masat jo të duhurat

    Presidenti Biden shfuqizon vendimin e Trump për “kartën e gjelbër”

    Kosovë/ 5 viktima dhe 437 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

    Ambasadori britanik përsërit apelin për partitë politike: Siguroni kandidatë të pastër!

    E vetmja në Ballkan/ Kosova, ende pa asnjë dozë vaksine

    E burgosur nga i ati/ Princesha e Dubait letër Britanisë për motrën e zhdukur 20 vite më parë

    Izraeli rihapet, ndërsa të dhënat tregojnë se vaksina Pfizer funksionon

    Zgjatja e koncensionit të Rinasit, Meta: Fakte tronditëse të kapjes së shtetit

    Trending Tags

    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im

      “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

      “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

      “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

      “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

      “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

      Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

      “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

      “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

      Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

      “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

    • Web TV
    No Result
    View All Result
    The Albanian
    No Result
    View All Result
    Home Aktualitet

    “Nuk ka fonde”, gangrena që po vdes teatrin

    21/01/2021
    in Aktualitet

    NAUN SHUNDI

    Jo çdo përgjegjësi për mosmbajtje premtimesh e ka dhe duhet ta marrë drejtori i Teatrit Kombëtar. Kushdo qoftë. Në këtë rast kemi Çulin. Sado politika shumë të mira, të bukura të mund të ketë në mendje iks drejtor, nëse nuk ka mbështetjen e duhur nga strukturat përkatëse, nuk e  realizon dot. Vijmë nga vijmë dhe kthehemi sërish në të njëjtën pikë. Te fondet, pra, te lekët. Nëse mungon paraja, ne nuk bëjmë dot asgjë. Nuk vihet shfaqja me frymën e shenjtë në skenë.

    Nuk bëhet një Festival Kombëtar çdo një vit ose dy vjet. Në qoftë se ministria përkatëse nuk akordon fondet përkatëse për ta zhvilluar këtë si festival, s’ka si të organizohet ai. Aq më keq për ata që e kanë në dorë këtë para. E dini ju që teatri nuk e di sa vite ka që nuk ka bërë asnjë turne jashtë Tiranës? Nuk ka vajtur në një qytet tjetër për të vënë shfaqje të repertorit të tij. Pse? Mungesë fondesh.

    Lajme teNjejta

    Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë bëhet serioz, veprimi i anijes turke është provokues

    26/02/2021

    Mjekja shqiptare në Zvicër bën thirrjen e fortë: Shqipëria po kalon atë që kaloi Lombardia para një viti

    26/02/2021

    Presidenti kinez shpall fitoren: Bëmë një “mrekulli”, zhdukëm varfërinë ekstreme

    26/02/2021

    Na çmendën me këtë “mungesë fondesh, mungesë fondesh”. Sa fonde u dashkan për të lëvizur trupa e Teatrit Kombëtar për të dhënë një shfaqje brenda territorit. “Nuk ka” na u bë gangrenë. E dimë tani që nuk ka, por duhet të përpiqemi t’i nxjerrim ato lekë, se ndryshe nuk ecën.

    Po jap disa shembuj që kanë një pikë të përbashkët. Na është bërë me dije disa herë që do të mblidhet Teatri Kombëtar, aktorë, regjisorë për të diskutuar atë ligjin e famshëm mbi teatrin. Edhe ne kemi thënë që: Unë mendoj kështu, kjo pikë e ka gabim, ose ajo, ose ata që e kanë hartuar këtë ligj nuk marrin vesh nga kjo punë. Dhe këtë e them me bindje të plotë, ata që kanë bërë këto punë, nuk e kuptojnë teatrin, nuk e dinë, nuk e njohin atë. Si kundër ai arkitekt që ka bërë “Arturbinën” nuk e ka idenë se ç’do të thotë teatër. Ai investim që quhet “Arturbina” nuk është Teatër. Ashtu siç e bënë, është gjynah, por ai nuk është teatër. Lekët u hodhën, miliona euro…dhe në fund, asgjë. Është matematikë e lartë që të merresh me ndërtesën e një teatri. Kërkon kushte specifike. Nuk është pallat banimi teatri.“Do të keni dushe të laheni”, a thua se ne po qelbemi të tërë si aktorë dhe a thua se mbetëm tani të na vihen dushe në teatër për t’u larë. Ky është turp. Kjo histori është çështje prioriteti. A themi ne prioritet drama shqipe? Urdhëro, pra, na krijo mundësinë të punojmë. Sa për temën në është i lirë teatri shqiptar, mendoj se teatrin nuk e pengon askush dhe asgjë të jetë i lirë.

    Për mendimet se “mungon liria” për Teatrin Kombëtar e për teatrot e tjera në rrethe, kjo e ka një shpjegim. Nëse ka opinione, zëra, mendime që teatrit i mungon liria, në gjykimin tim është për faj të vetë teatrit. Me keqardhje vë re se e vetmja gjë që i mungon teatrit, ose që e ka me tepri në raste të caktuara, është autocensura. Flas nisur nga vitet që unë kam në atë teatër. Kjo lloj autocensure nxjerr kokë edhe sot.

    Liria fillon te dramaturgu – te lënda e parë. Nuk them që mbaron aty, por në qoftë se dramaturgu nuk është i lirë, atëherë është e kot të pretendosh për liri të teatrit. Fatkeqësisht këtë lloj lirie, jo se ia privon njeri dramaturgut të sotëm, por ai e privon veten nga kjo lloj lirie. Me sa duket, nën ndikimin me dashje apo pa dashje, tek ajo autocensurë që ka ekzistuar prej kohësh. Kjo jo vetëm për dramën, por edhe te romancierët, edhe te poetët e kështu me radhë. Në këndvështrimin tim, “Leximi i veprave shqipe” nga një trupë e caktuar, me një regjisor që punon për pak kohë në tavolinë dhe e paraqet për ata që e shikojnë, qofshin këta spektatorë të zakonshëm ose edhe ai komision i cili në fund do të përcaktojë cilat vepra meritojnë sipas tij të shikojnë dritën e skenës, mua nuk më duket metodë e mirë për të vetmen arsye. Mendoj që po ta vë veten në pozicionin e atij që është i detyruar të gjykoj, unë do të pretendoja të mos dhunohesha nga ajo çfarë shikoj. Do të ishte më mirë për mua që përfytyrimin për këtë vepër ta krijoja duke lexuar të zezën mbi të bardhë, vetëm si individ. Aty unë mundem të marr emocionin, mendimin, ashtu siç më vjen mua, siç e përkthen filtri im.

    Jo sipas filtrit të dikujt tjetër. Kjo më  privon. Kjo më thotë mua “shiko se kjo vepër është kështu. Këta personazhe janë kështu”. Jo, jo! Nuk më duhet ajo. Pra, e marr gjysmë të gatshme. Unë e di që ka përvoja edhe ndërkombëtare, madje që operojnë me këtë lloj metode.

    Kjo punë që të sistemohet fillon që me ligjin. Ai bordi i dikurshëm me nga një anëtar të Ministrisë së Kulturës, një nga Ministria e Financave…. unë s’mund të jem dakord, gjithmonë me këto kushte që është praktikuar. Një shprehje e Stanislavskit te vepra “Jeta ime ne art” thotë: Regjisori mund të bëjë shumë në një vepër, por jo gjithçka. Kryesorja mbetet në duart e aktorëve, të cilët duhen mësuar dhe orientuar drejt. Si do që të vijë puna, edhe pse profesori i nderuar thotë se kryesorja mbetet në duart e aktorëve, prapë e vazhdon mendimin duke thënë .. “të cilët duhen orientuar drejt”. Tani, nëse i referohemi kësaj fraze, cila është kryesorja, regjisori apo aktori? Edhe kjo frazë e Stanislavskit nuk na qartëson, sepse është një bashkëpunim shumë i ngushtë. Dhe duke mos qenë teatri dhe artet e tjera shkenca ekzakte, detyrimisht krijohen hapësira për subjektivizma, për gjykime të drej ta ose jo. Sepse në fund të fundit, kush e vendos të drejtën?

    Cili është ai që merr përsipër të thotë se “unë e vendos sipas kriterit tim të gjykuarit që kjo është vepra më e mirë, ose nuk është e mirë. Çdo regjisor, kur merr të vendosë një vepër, mendon se do ta bëjë mirë këtë punë. Aksidentet që mund të ndodhin gjatë rrugës, që ai nuk e realizon dot objektivin e vet, janë të njohura. Kemi përvoja jo vetëm shqiptare, por edhe botërore, ku regjisorë shumë të mirë kanë dështuar në raste të caktuara, sepse është pikërisht kjo që thashë më lart, nuk është shkencë ekzakte. Unë shkruaj nën ata që emërtohet si “autor absurd”. Shkruaj në këtë stil sepse kështu më vjen natyrshëm. Nuk e di në e bëj mirë apo keq, mund të ketë edhe persona që thonë “ore, ti, akoma me absurdin?”. Unë, në veprat e mia, nuk i vë qëllim vetes se apostafat të bëj një vepër absurde. Ndërsa për sa i përket gjykimit në tërësi të autorëve shqiptarë, do t’i thosha se “Më mirë të mos shkruash asnjë gjë, sesa të shkruajnë me zor”.

    Më ka qëlluar kur isha në skenë, si spektator, por edhe si aktor, t’ia ndiej sikletin autorit – ia ndien kontraksionin e brendshëm që i ka vënë vetes qëllim që “O e bën, o s’ka”. Nëse një autori i vjen një gjë për ta thënë, ta thotë si t’i vijë, jo me zor, sepse kontraktohem unë kur një dialog nuk më shkon fare. Kontraktohem unë kur lexoj një gjë që s’ka natyrshmëri dhe pyes “pse është munduar kaq shumë të më gënjejë”, se ai gënjen. Një dramë është e mirë sipas gjykimit tim atëherë kur ndjen që autorit, domosdoshmërisht i është dashur ta thotë gjënë, mendimin, mesazhin, idetë, nëpërmjet veprës së tij. Pra, duke i ardhur si një ngacmim i brendshëm, si një nevojë e brendshme, për të thënë që ai dramaturg ka pasur brenda vetes.

    Dëshira për t’i ballafaquar, për të ndikuar edhe pse jo edhe te të tjerët me idetë e tij, me veprën e tij, e bën atë vepër detyrimisht të pëlqyeshme, flas për njerëz profesionist. Nëse ai e ka si detyrim dhe ulet dhe shkruan për detyrë, kjo pastaj ndihet, kushdo qoftë ai dramaturg, i ri ose i njohur. Ai përpiqet ta fshehë këtë siklet të tiji, por sa më shumë përpiqet ta fshehë, aq më shumë ajo evidentohet. Unë do t’i këshilloja këta lloj dramaturgësh që më mirë të heshtnin kur nuk kanë gjë për të thënë, sesa të flasin budallallëqe. Regjisorët që marrin vepra të tilla për t’i vënë, nëse regjia nuk ngacmohet, nuk është njësh me dramaturgun sikur e ka shkruar ai vetë, është i destinuar të dështojë.

    Gjithmonë na kanë thërritur nga teatri dhe na kanë kërkuar mend neve si aktorë të teatrit dhe trupës dhe ne kemi thënë vërejtjet tona. Absolutisht asnjë nga ato vërejtje që ne kemi thënë publikisht nuk është marrë parasysh.

    Previous Post

    Presidenti Biden shfuqizon disa nga politikat e ish-Presidentit Trump

    Next Post

    Kongresi i Lushnjes, themeli kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë

    Related Posts

    Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë bëhet serioz, veprimi i anijes turke është provokues

    by TheAlbanian.co.uk
    26/02/2021
    0

    Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë vazhdon të jetë serioz. Anija turke “Cesme”, që shkaktoi një valë të re tensioni me...

    Mjekja shqiptare në Zvicër bën thirrjen e fortë: Shqipëria po kalon atë që kaloi Lombardia para një viti

    by TheAlbanian.co.uk
    26/02/2021
    0

    Doktoresha Elona Cekani në Zvicër dhe disa kolegë të tjerë i kanë dërguar një letër kryeministrit, presidentit dhe krerëve të...

    Presidenti kinez shpall fitoren: Bëmë një “mrekulli”, zhdukëm varfërinë ekstreme

    by TheAlbanian.co.uk
    26/02/2021
    0

    Presidenti kinez Xi Jinping ka folur me mburrje për “fitoren e plotë” në përpjekjet për të zhdukur varfërinë ekstreme, dhe...

    Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

    by TheAlbanian.co.uk
    26/02/2021
    0

    Si rezultat i Covid-19, njerëzimi  mund të ketë humbur mbi 20.5 milion vite jetë globalisht, mesatarisht 16 vite jetë të...

    Next Post

    Kongresi i Lushnjes, themeli kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë

    The Albanian video production

    The Albanian

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome to The Albanian

    • About
    • Advertise
    • Contact
    • Privacy Policy

    Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

    No Result
    View All Result
    • KREU
    • Albcontacts
    • Lajme
    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im
    • Web TV

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.