• Latest
  • Trending
  • All

Nuk hesht, sot e mot flet shqip, vetëm shqip

03/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Nuk hesht, sot e mot flet shqip, vetëm shqip

03/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Prof.dr. Nasir SELIMI

Një fundjavë mora në telefon mikun tim Konstantinin, rekasin, që, sapo hap telefonin përgjigjet shkurt e shqip ju pres, ejani! Po, i them po vij. i konfirmova takimin Konstantinit, i cili jeton në njërin nga fshatrat e pakta të banueshme të Rekës së Epërme. Të nesërmen me bashkëshorten time, një kureshtare e madhe, por dhe një pasionuese e madhe e udhëtimeve në natyrë, morëm rrugën për në Mavrovë. Rrugës gjarpërore drejt Mavrovës nuk na ndahen malet përplot me drunj të shumtë,  gjethet e të cilëve në këto ditë vjeshte kanë marrë një kolorit të jashtëzakonshëm, ku edhe piktorët më të mëdhenj do ta kishin vështirë ta realizonin në pëlhurën e tyre. Ashtu  siç i afroheshim  fshatit, në një lartësi mbidetare prej mbi 1500 m lartësi të mahnitë bukuria e lumit të Radikës, i cili si një fustanellë e bardhë derdhet me hov duke i dhënë një gjallëri të plotë kësaj natyre të bukur, që vetëm Zoti di ta fal. Më poshtë, ç’të shohësh, të mahnit kaltërsia e liqenit të Mavrovës, të deh, të bën për vete, të ndal për një çast dhe të detyron të kuvendosh me zanat e majave të larta dhe të thepisura të Korabit plak, i cili në horizont të duket se është bashkuar me qiellin. Kështu, sikur s’e kishim vërejtur fare arrijmë në fshat, drejt në oborrin e rrethuar për mrekulli me gardh, ku papritmas na del përpara një mesoburrë, i drejtë dhe  i gjatë  sikur lisi,  i zoti i shtëpisë, xha Kosta. Kur zbritëm nga makina, ajo  fytyrë e ashpër malësori, plotë me rrudha në ballë, për një çast sikur u mek, shndriti. Ai ishte një natyrë e hapur, e butë, çuditërisht shumë i komunikueshëm me ne, brezin e ri. Drama e jetës që ka përjetuar xha Kosta, e bënte atë të përmbajtur, shpesh të mbyllur. Por natyra e tij e çiltër, humori i hollë e i mençur e bënte të harrojë moshën, të bënte të ndjehesh shok e mik me të. E rëndë dhe e mundimshme ishte jeta në këto anë. Lufta e njerëzve me natyrën  e egër, por njëkohësisht edhe të virgjër i ka bërë ata të mplaken para kohe.  Po, ky është Konstatini, burri i cili kështu  m’u prezantua një javë më parë, kur e takova për herë të parë dhe sikur nëpër dhëmbë më pëshpëriti Kosta,  Kosta ma thonë shkurt, por tamam Konstatin më quajnë. Çfarë koincidente, mendova menjëherë. Ditë më parë kisha lexuar në njërën nga gazetat e përditshme artikullin që bënte fjalë për “babain e gjuhës shqipe”,  Konstantin Kristoforidhin,  familja e të cilit kishte prejardhjen nga fshatrat e Rekës së Epërme. Për origjinën e familjes së Migjenit e kisha ditur që më parë, qysh atëherë kur përgatisja temën e maturës si nxënës i shkollës së mesme, por se edhe familja e Konstantin Kristoforidhit të kishte prejardhje këtej kurrë nuk më kishte shkuar mëndja ndonjëherë. Në të kaluarën jo fort të largët,  ky rajon që  tani më  është boshatisur, ka lindur dhe rritur personalitete të mëdha kombëtare të cilët kanë lënë nam në historinë dhe kulturën tonë kombëtare. Mjafton të përmendim vetëm rilindësit e mëdhenj si Josif Bagerin, Hoxhë Vildanin, Llazër Siljanin e shumë të tjerë.
Modestia, mikpritja dhe sjellja e tyre e afërt kuptohej nga çdo lëvizje e tyre që kishte plot bujari. Kjo na bëri që ne të jemi komod dhe shumë shpejt të ambientohemi në tavolinën prej druri që kishin shtruar nën hijen e një plepi në mes të oborrit plotë me gjelbërim. Biseduam gjerë e gjatë me bashkëbiseduesit sikur të ishin njohur vite të tëra,  edhe pse kur takova për herë të parë nuk kishte më shumë se një javë.  Bisedat ishin të ngrohta, të sinqerta, vëllazërore, të mbushura me ndodhi  të shumta nga jeta e njerëzve në këto troje. Madje ato rrodhën vet vetiu spontanisht dhe shkuan larg, aq larg saqë dikur nuk guxoje  t`i  debatoje  aq haptas dhe shtruar  as me anëtarët  e familjes dhe  me të dashurit  e tu më të afërm. Ai fliste me mburrje për të folmen arkaike dhe autoktone të  gjuhës shqipe që përdorin rekasit, ndërsa në provokimet e mia për ndonjë fjalë të  shqipes të kësaj ane ai dalëngadalë dhe bindshëm na e shpjegon kuptimin e tyre. Mos harro, më thotë me emocione, fëmijët e porsalindur fjalët e para i dëgjojnë shqip, ninullat mbi djepat kur përkunden foshnjat tona këndohen vetëm në gjuhën shqipe, madje edhe këngët nëpër dasma dhe vajet në mort, po ashtu janë në të folmen tonë shqipe.  Në një moment e zonja e shtëpisë e provokon bashkëshortin e vet duke e nxitur të na rrëfejë ngjarjen që atij i kishte ndodhur këtu e sa vjet më parë. Dhe, Kosta nuk ngurron ta tregojë ngjarjen në mënyrë origjinale, pikërisht  ashtu siç i kishte ndodhur në të vërtetë.  Një ditë, pas shumë vitesh, ai shkoi ta  takojë vëllanë e tij në një qytet të largët të Kroacisë, ku kishte shkuar në kurbet si i ri. Ai kishte kohë që jetonte larg vendit të vet, larg vendit ku mund të  flitej dhe dëgjohej gjuha shqipe. Në Kroaci u detyrua të krijojë familje me njerëz që nuk ishin të gjakut të vet. Kaluan kohë dhe shtëpia u mbush me fëmijë të cilët rriteshin, por  që e kishin të mjegulluar prejardhjen dhe identitetin e vet kombëtar. Kostës  në pritje për mirëseardhje i dalin, përveç vëllait,  edhe anëtarët tjerë të familjes – nipa dhe mbesa të vet të cilët kurrë më parë nuk i kishte parë.  Ndjehet fort i gëzuar rreth tyre,  rrinë, bisedojnë, çmallen dhe  përmallohet  me të gjithë, por malli e digjte më tepër që të kuvendonte me vëllanë në shqip si dikur.  Kohë pas kohe me të tentojnë të bisedojnë në gjuhën e tyre amtare, por rrethi, fëmijët dhe  familja nuk duan të dëgjojnë gjuhën, e cila për ata dukej e huaj.  E  si mund të jetë gjuhë e huaj ajo e njëjta të cilën Kosta më të vëllanë  e përdorën dhe e flisnin që kur ishin fëmijë,  atëherë kur luanin dhe vraponin në oborrin e fshatin të tyre dhe më vonë kur si të rinj ngjiteshin maleve të Korabit duke ruajtur bagëtinë, dhe kur  bërtisnin shkëmb mbi shkëmb me zë të lartë kthehej jehona e thellë.  Gjuha e tyre amtare  është shndërruar në një “mollë të ndaluar” ndërsa ata vetë u ngjanin dy hijeve memece.
– Momente të tmerrshme  kam përjetuar, të cilat kurrë nuk mund t’i harroj.  Ndihesha i ligsht si asnjëherë në jetën time. Kisha përshtypje se edhe im vëlla ndjente sikletin e njëjtë. Diçka vlonte në shpirtrat tona, thellë në zemrat tona ndihej një dhimbje e tmerrshme. Dëshiroja të bërtisja me aq forcë sa kisha nga thellësia e shpirtit tim, por e dija se ato që na rrethonin nuk do të na kuptojnë dhe ndoshta do t`i  hidhëroja. Shikimet e mia drejt e në sy më vëllanë flitnin më shumë se çdo gjë tjetër. Ne e kuptonim dhimbjen e njëri-tjetrit derisa të tjerët mbushnin gojën plotë me fjalë të një gjuhe tjetër.  Goja krejtësisht na u tha kur nuk mundëm ta shpërlajmë me të folmen tonë. Deshi fati që pastaj të udhëtojmë “okol vet” me vëllanë  prej Kroacie  deri  në Gostivar dhe u kënaqëm “tuj fol shyp”. Madje kuvenduam me zë të lartë, të lartë saqë herë pas here bashkudhëtarët në autobus në hidhnin nga një shikim me sy shtrembër. Gëzimin që kam ndjerë më vonë nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Vetëm ai që e përjeton mund ta dijë. Vërtet gjaku ujë nuk bëhet, përfundoi Kosta duke u shfryer thellë. Kështu e ka jeta, ndonjëherë të bën të zhgënjehesh, të ndjehesh keq, por çdo gjë e shkruar me dritë të pashuar shqip dhe vetëm shqip, të mban gjallë, të ushqen ta njohësh vetveten, ta gjesh të vërtetën. Mbase njeriu që kthehet prapa në të kaluarën, kërkon të vërtetën, nuk e gjen dot, por gjen të gjallët. Ky takim është e vërteta. E vërteta përtej çdo interpretimi. Nuk vonoi edhe shumë kohë kur ne u ngritëm nga tavolina dhe u përshëndetëm me Koston dhe zonjën e tij, duke shtrënguar duart fort e miqësisht, na thanë se dera e shtëpisë së tyre është gjithmonë e hapur për miq dhe dashamirë,  ndërsa ne duke i falënderuar  sinqerisht për mikpritjen e tyre morëm me vete  një pjesë të asaj historie të dhimbshme  që ishte ngulitur aq thellë i në shpirtin e asaj familjeje.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

O Jerusalem, izraelitët të kanë harruar

Next Post

Sfidat e mundshme të zgjedhjeve të parakohshme

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Sfidat e mundshme të zgjedhjeve të parakohshme

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.