Shpëtim Idrizi e ka mohuar mundësinë që partia e tij të bëjë një koalicion me mazhorancën për zgjedhje te ardhshme vendore.
“Ne kemi koalicion me sovranin, jemi një parti solidare dhe jo zaresh politikë”, ka thënë Idrizi.
Ditët e shkuara u përfol për një koalicion me PS për zgjedhjet vendore, madje u fol se PS i kishte lënë tre bashki PDIU-s, por Idrizi i ka mohuar këto thashetheme në Këshillin Kombëtar të PDIU.
Idrizi tha se partia e tij ka vetëm një koalicion, nxitjene shpresës.
















